Ukraina kërkon mbledhje urgjente të OKB-së

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka bërë të ditur se kanë kërkuar mbajtjen e një mbledhje urgjente nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), kjo pas raportimeve se separatistët e dy rajoneve në lindje të këtij shteti kanë kërkuar ndihmë ushtarake nga Rusia.

“Ukraina ka kërkuar një takim urgjent të OKB-së për shkak të apelit të administratave pushtuese ruse në Donetsk dhe Luhansk drejtuar Rusisë me një kërkesë për t’u ofruar atyre ndihmë ushtarake, që është një përshkallëzim i mëtejshëm i situatës së sigurisë”,ka shkruar Kuleba në një cicërimë në Twitter.

Kremlini thotë se liderët separatistë të Donetskut dhe Luhanskut u kanë kërkuar forcave ruse të hyjnë në rajonet e tyre në Ukrainën lindore për të “ndihmuar në zmbrapsjen e agresionit nga forcat e armatosura dhe njësitet e Ukrainës”, shkruan BBC.

Leave a Reply