Zëdhënësja e komandës së ushtrisë ukrainase, Natalia Humeniuk, ka konfirmuar ofensivën gjatë një konference për media, ku theksoi se atyre përfshihet rajoni i Khersonit.
Ukraina vazhdimisht ka theksuar se ka për synim rikthimin e pjesë jugore të vendit në veçanti qytetin e Khersonit, kryeqyteti i vetëm i një rajoni që Rusia ka arritur ta marrë nën kontroll që kur filloi pushtimin e Ukrainës.
Ky rajon shtrihet në veri përgjatë Gadishullit të Krimesë, dhe brigjet e saj gjenden në Detin e Zi dhe atë të Azovit.
Humeniuk ka shtuar se sulmet mbi ushtrinë ruse në jug ka për qëllim dobësimin e forcave të armikut, ku shumë municion të ushtrisë ruse kanë arritur të sekuestrojnë javëve të fundit.
Megjithatë ka refuzuar të japë detaje për kundërofensivën e re, nga frika se mund të ekspozojë diçka që do të rrezikonte tërë operacionin dhe jetën e ushtarëve ukrainas.