Ushtaraku holandez qëllohet për vdekje jashtë hotelit në SHBA (fotot)

Një komando holandez që ishte për specializim në Shtetet e Bashkuara, ka vdekur dje nga plagët pasi u qëllua jashtë një hoteli në Indianapolis, teksa ishte jashtë detyre.

Ai ishte një nga tre ushtarakë holandezë që u qëlluan në mënyrë të pashpjeguar të shtunën, teksa kishin ardhur në SHBA për ushtrime stërvitore.

Ministria holandeze e mbrojtjes tha se dy të plagosurit e tjerë janë në gjendje të stabilizuar në spital.

Policia tha se beson se të shtënat erdhën pas disa trazirave të mëhershme në qendër të Indianapolis, por nuk dha më shumë detaje.

Deri tani ata nuk kanë raportuar arrestime për ngjarjen teksa hetuesit thanë se nuk besojnw se ishte një ngjarje “e rastësishme”.

Mediat vendase thanë se ngjarja ndodhi të shtunën vonë në Hampton Inn Hotel në zonën qendrore të qytetit, ku ushtarakët po qëndronin.

Zyrtarët thanë se ngjarja erdhi pas një konfrontimi me një ose disa njerëz të tjerë në një tjetër vendndodhje të qytetit.

Të tre ushtarakët holandezë ishin komando të njësive speciale të ushtrisë së Holandës.

Sipas agjencisë AP, ushtarët që po stërviteshin me Gardën e Indiana në bazën Muscatatuck Urban ishin duke vizituar qendrën e qytetit në fund të ditës së punës.

Përveç përdorimit nga Departamenti amerikan i mbrojtjes, qendra ushtarake në Indiana përdoret dhe për stërvitjen e aleatëve ndërkombëtare të SHBA.

Leave a Reply