Ushtria ukrainase tha se një ushtar u vra dhe një tjetër u plagos rëndë të dielën, në zjarr artilerie nga rebelët separatistë të mbështetur nga Rusia.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, për sa i përket sulmit të raportuar, Ukraina thotë se 27 ushtarë janë vrarë në lindje këtë vit, më shumë se gjysma e numrit të atyre që vdiqën në të gjithë vitin 2020.
Sulmet janë intensifikuar në javët e fundit dhe Rusia ka dërguar trupa përgjatë kufirit me Ukrainën.
Rusia mohon pretendimet e perëndimit se ka dërguar trupa në Ukrainën lindore për të ndihmuar rebelët, por zyrtarët thonë se ushtria mund të ndërhyjë në rast se Ukraina përpiqet të rimarrë zonën me forcë. Vendosja e trupave ka ngritur shqetësime të mprehta në Perëndim.
Sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken, paralajmëroi të dielën se “nëse Rusia vepron pamatur, ose në mënyrë agresive, do të ketë kosto, do të ketë pasoja”.