Ukshini: Bac, na lan ngjys te rrugës!

Screenshot_2016-03-06-19-47-37-1

LAVDI TRIMAVE

Kosova këtyre ditëve po shënon 18 vjetorin e Epopesë së UÇK- së, u zhvilluan homazhe në varrin e komandantit legjendar Adem Jashari.

Vlen të nënvizohet se familja Jashari i bëri thirrje klasës politike në Kosovë për përgjegjësi politike.

Në këtë frymë, në një formë shumë prekëse  gjejmë edhe mesazhet e z.Xhafer Ukshinit, vëllaut të Komandant Sokolit i cili është një nga trimat e burgosur në Maqedoni.

Ja postimet e plota të z.Ukshinit:

Bac, politikanët na lan ngjys te rrugës! Shumë djem tfort na u vran pas lufte, e shum na jan burgos! Sa shum sot te eshte permend emri, por besom se jo gjith kan te drejt me tpermen e me tperkujtu! Padrejtsite jan ka shtohen nkto troje, sa tradhtitë po behen eh sikur te ishe mesin e tgjallve, smund ta marr me men çfar u kishe than!

Më pastaj Xhafer Ukshini vazhdon me një mesazh tjetër lidhur me realitetin e hidhur të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni:

Ani me dit çfar politikan shqiptar ka ne Maqedoni, slan luftetar e komandant te sinqert pa vra e pa burgos, njeni vetes i thot minister, po pushtet thot skam, njeni lun rolin e tsmutit, shtiren se jan tverbum e tshurdhum po por shesin patriotizem Zoti i marroft gjith ata qe po shkelin idealet
                Lavdi trimave

Leave a Reply