Pas kërkesës së Malaj – Manjani: Do kërkoj përjashtimin e Gjin Gjonit nga proçesi për kreun e Apelit

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, do të kërkojë përjashtimin e anëtarit të KLD-së, Gjin Gjoni, nga gara për kreun e gjykatës së Apelit të Tiranës.

“Është një kërkesë që vjen nga njëri prej kandidatëve për Gjykatës së Apelit. Kërkesën ta parashtroj në KLD”.

Ky fakt është bërë me dije nga vetë Ministri, një ditë pasi gjyqtari Alaudin Malaj, të cilit i ka mbaruar mandati në krye të Apelit, i kërkoi përjashtimin e Gjin Gjonit  nga votimi për  shkak se është në konflikt interesi.

“Në lidhje me proçesin e vlerësimit të kandidaturës sime për Kryetar të Gjykatës së Apelit Tiranë, çmoj se pozicioni i z. Gjin Gjoni në detyrën e anëtarit të KLD-së, është në konflikt të hapur interesi.  Kjo për arsye se, tashmë është bërë publik fakti që zoti Gjoni ka depozituar kallëzim penal ndaj personit tim, më datë 17 Prill 2014, regjistruar në Prokurorinë e Përgjithshme me nr. 1264 Prot. Kjo çështje, pavarësisht se është pushuar nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim datë 24.04.2014, përbën një fakt serioz i cili ndikon në këtë vendimmarrje të veçantë të Këshillit të Lartë të Drejtesisë duke minuar paanësinë dhe transparencën e kësaj vendimmarrjeje.”

Për këtë post kandidojnë dhe gjyqtarët Hysni Demiraj dhe Gramoz Levanaj.

Leave a Reply