Parlamenti shqiptar përfshihet ne nje tjetër reforme. Pas asaj ne sistemin e drejtësisë, ligjvënësit nisen zyrtarisht punën per rishikimin e Kodit Zgjedhor, bazuar ne rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ne mbledhjen e pare te komisionit te posaçëm parlamentar, kryetari i Kuvendit Meta, apeloi për konsensus politik. Bashkëkryetari socialist i Komisionit Bashkim Fino, përcaktoi edhe afatin më te afërt te përfundimit të reformës. Ndërkohe qe per opozitën, reforma zgjedhore duhet te ece paralelisht me procesin e dekriminalizmit. Mazhoranca dhe opozita do te ulen për te hartuar ndryshimet përkatëse. Edhe pse nuk është pjese e rekomandimeve te OSBE/ODIHR, sistemi zgjedhor mund te jete pjese e reformës zgjedhore. Vëzhguesit ndërkombëtare kane sugjeruar rritjen e pavarësisë dhe paanshmërisë për emërimet në komisionet zgjedhore, duke kërkuar edhe ndryshimin e ligjit për depolitizimin e administratës zgjedhore, si dhe emërimeve në komisioneve. Po ashtu sugjerohet vëmendje ne hartimin e listave te zgjedhësve, garantimi i votimit te fshehte, eliminimi i presioneve ndaj votuesve përmes fenomenit te blerjes se votës. Ndërkombëtaret apelojnë edhe per auditin dhe transparencën e financave per fushatat elektorale.
Përmbytje masive në Japoni, shtëpi dhe automjete nën ‘pushtetin’ e ujit, priten mijëra evakuime
Një situatë e rrezikshme është krijuar në rajonin e Hokurikut, në Japoninë qendrore, ku reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme…

