Erdogan: Gati të takohem me Mitsotakis. Reagon Athina
Ulen ndjeshëm tensionet me Greqisë dhe Turqisë, vende që shkuan në prag të luftës pas konfliktit për kërkimet për gaz në Mesdheun lindor. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte pozitiv për një takim edhe me kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis në kontekstin e dialogut dypalësh që dy vendet rifillojnë në 25 janar ne Stamboll.
“Në të gjitha këto bisedime me udhëheqësit evropianë ne u përgjigjëm pozitivisht mbi kërkesën për një takim me Greqinë dhe Mitsotakis. Bisedimet tashmë janë bërë mes ministrave të jashtëm edhe kontaktet eksploruese mund të fillojnë ose përmes delegacioneve përkatëse ose më vonë mund të takohem me kryeministrin e nderuar”.
Nuk ka munguar edhe përgjigjja e Athinës. Qeveria greke e ka mbështetur idenë e një takimi mes Erdogan dhe Mitsotakis, por duke shtuar se “nëse do të jetë klima pozitive dhe një takim i tillë do të ishte i dobishëm”.
Negociatat teknike mes 2 vendeve do të rifillojnë pas 5 vitesh ndërprerje. Ishte ministri i jashtëm turk Mevlut Çavuşoğlu që ftoi Athinën të uleshin në bisedime, ftesë që u pranua menjëherë. Çavuşoğlu tha se ishte gati të takohej në Tiranë me homologun e tij grek pas ftesës së bërë nga kryeministri shqiptar Edi Rama.