Në deklaratën e tij për media, zëdhënësi i UNRWA-së, Abu Hasna tërhoqi vëmendjen për përmasën e sulmeve të dhunshme që Izraeli ka rifilluar në Gaza
Zëdhënësi i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Adnan Abu Hasna, lidhur me sulmet e reja të Izraelit në Gaza shtroi pyetjen “Si mund të vriten 200 fëmijë për 5 orë?”, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e tij për media, zëdhënësi i UNRWA-së, Abu Hasna tërhoqi vëmendjen për përmasën e sulmeve të dhunshme që Izraeli ka rifilluar në Gaza.
“Si mund të vriten 200 fëmijë për 5 orë?, pyeti Ebu Hasna, duke theksuar se kjo është tronditëse.
“Gratë, fëmijët dhe të moshuarit përbëjnë rreth 70 për qind të të vrarëve që nga fillimi i luftës”, deklaroi Hasna i cili tërhoqi vëmendjen se kjo normë është rritur edhe më shumë në sulmet e fundit.
“Humbën jetën qindra njerëz të pafajshëm që përcaktohen si fëmijë sipas kritereve të OKB-së. Pyetja jonë duhet të jetë; Edhe nëse Izraeli pretendon se ka vënë në shënjestër një person të caktuar në një rajon kudo që të jetë, si mundet ai ta tregojë si të drejtë vrasjen e 100 civilëve pranë tij?”, tha Abu Hasna.
Ushtria izraelite rifilloi një sulm të ashpër në Rripin e Gazës më 18 mars, duke thyer armëpushimin që hyri në fuqi më 19 janar.
Të paktën 710 persona janë vrarë dhe më shumë se 900 të tjerë janë plagosur në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga mëngjesi i 18 marsit./AA/