Urat e Stambollit dhe kulla në Ankara ndriçohen me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovë, kulla e Atakules në Ankara të Turqisë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga ambasada e Kosovës në Turqi.

“Me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, simboli i kryeqytetit të #Ankara-së #Atakule, u ndriçua sot me ngjyrat e flamurit të #Kosovës. Faleminderit Atakule”,  thuhet në njoftimin e ambasadës.

Po ashtu, edhe  ura Fatih Sulltan Mehmet dhe ura e re Yavuz Sulltan Selim, janë ndriçuar sot në mbrëmje me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Turqia ishte ndër vendet e para të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës. 

Leave a Reply