Urimet me spec

Shaqir Fetai pothuajse në çdo sezonë, sa herë që merr vesh se po bëhet kallaballëk në kufi, poston mirëseardhje për bashkëkombasit tanë. Asnjëherë, askush, nuk i tha faleminderit, sepse, që të gjithë, madje edhe fëmijët në djep e kuptojnë se, në të tilla “urime” të tij ka plotë demagogji, ka cinizëm, ka pederasti

Nga Nafi Baftjari

“Bashkatdhetarët tanë po vijnë me mall në vendlindjen e tyre. Të lumtur e të gëzuar. Dashuria ndaj atdheut është e pashtershme, sepse të tillë e bëri Zoti.”, shkruan në frymën e bashkim-vëllazërimit jugosllav Shaqir Fetai, ky farë analfabeti funksional. Mërgimtarët tanë janë BASHKËKOMBASIT tanë!
Shqir Fetai në këtë pasus flet për shtetin e Maqedonisë së Veriut për të cilin paska aq mall diaspora jonë, sepse, kaq të bukur e të mrekulluar këtë vend na e paska bërë Zoti! Kështu nuk do të fliste as Dedo Stefani!
Familjarët tanë që i kemi në diasporë, sa herë që vijnë në viset e tyre vijnë me mall për anëtarët e familjes, vijnë që të çmallen me familjarët e tyre dhe jo se e paska marrur malli dikë për Çegranin e tij! Po ata shqiptarë që janë të moshës dy-pesë-dhjetë-njëzetë vite e tëhu, të cilët nuk kanë lindur në Maqedoninë e Veriut, në asnjë qytet të këtij shteti, të cilët për vendlinje të tyre kanë qytetet e fshatrat e Evropës, këta, pra, me çfarë malli vijnë? Malli për vendlindjen e të parëve të tyre? Ia futë kot Shaqir Fetai, sepse, gurbetçarët vijnë për t’u çmallur me familjen e gjërë që e kanë nëpër viset shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Më tej vazhdon Shaqir Fetai: “Ata e meritojnë këtë nderë. Sepse për herë kanë qenë tē gatshëm të jenë në shërbim të vendlindjes, sa herë që ka kërkuar situata dhe koha.”! Mëgimtarët tanë që kanë ikur nga ky vend dëbues, gjithnjë, në çdo situatë e kohë, kanë qenë në shërbim të kauzës kombëtare dhe, gjithnjë i ka thirrur ky shërbim. Asnjëherë nuk i janë përgjigjur asnjë pëllëmbe të Maqedonisë së Veriut, e cila, kurrë nuk i ka përfillur, kurrë nuk i ka respektuar dhe kurrë nuk ka llogaritur në ndihmën e tyre, madje i ka pëndjekur edhe përmes sojit të Shaqir Fetait. Ndaj, nuk është mirë që të rrejë Shaqir Fetai!
Tutje, në paçavurën e vet, Shaqir Fetai, me pamje prej filozofi të nxjerrë në foto si një analfabet funksional, thotë: “E jona është të jemi në shërbim të tyre.”!
Kush të jetë në shërbim të tyre: baba, nëna, vëllezërit, kushërinjtë, farefisi apo shteti? Çka ka bërë shteti për gurbetçarët tanë? Në fakt, çka ka bërë Shaqir Fetai që të jetë në shërbim të tyre. Cili është projekti i hartuar nga Shaqir Fetai me të cilin do të shprehet gatishmëria institucionale për të qenë në shërbim të gurbetçarëve? Sa mund të jetë Shaqir Fetai zbutës i problemeve të ndryshme që i kanë mërgimtarët tanë? Sa ka zhvilluar ndonjë fushatë sensibilizuese që do ta ngriste masën e respektit të qytetarëve ndaj mërgimtarëve? Ata kanë nevojë për një tokë për të ngritur shtëpi, kanë nevojë për çmime solide, kanë nevojë për avansimin kulturor e arsimor si të tyre ashtu edhe të pasardhësve të tyre, kanë shumë nevoja, ndërsa Shaqir Fetai fton që të jemi në shërbim të tyre! A nuk është kjo demagogji e kulluar! Cilat janë masat që i ka ndërmarrë Shaqir Fetai, si “institucion” që do ta detyronte shtetin të jetë më mikpritës dhe më dashamirës ndaj këtyre bashkëkombasëve tanë! Ata, mbi të gjitha, do të kenë nevojë për letërnjohtime urgjente, për pasaporta urgjente, për dokumentacione të ndryshme! Sa Shaqir Fetai do të jetë në gjendje për të ndikar që shërbimi i përgjithshëm të jetë në të mirë të tyre dhe të shprehet sa më urgjentisht!
Dikush do t’ia dalë që shërbimet e vendit t’i marrë duke paguar trash, ndërsa Shaqir Fetai do të presë që të dalë dikush e të thotë se, ja, ishte apeli i Shaqir Fetait që të gjithë u vunë në shërbimin tim! “Zhimi dudumka” o Shaqir Fetai! A po ndjenë se të rrëshqiti koha pa e pasur asnjë projekt pozitiv në të mirë të kombit. Të këqia ke plotë! Ndaj, askush nuk ka nevojë për urimet e tua, sepse, i ke me spec! Pastaj, dije mirë, diaspora shqiptare ka aversion nga “fjalët e bukura” të një udbashi, ndaj kurrë nuk mund të amnistohet, madje me kurrfarë urimi e lutje!

Leave a Reply