Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev njoftoi se ushtria azerbajxhanase çliroi 7 fshatra të tjerë nga pushtimi i Armenisë.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev njoftoi se ushtria azerbajxhanase çliroi 7 fshatra të tjerë nga pushtimi i Armenisë.
Aliyev, nga llogaria e tij në Twitter shkroi: “Ushtria fituese e Azerbajxhanit shpëtoi fshatrat Mirek dhe Kavdar të Gabrielit, Meshediismayilli dhe Sefibeyli të Zengilanit, Basarat të Gubadlit, Karakişiler dhe Karacalli. Rroftë ushtria Azerbajxhanase. Karabaku është i Azerbajxhanit”.
Në operacionin që filloi në Karabakun Malor më 27 shtator, ushtria Azerbajxhanase çliroi 4 qendra qyteti, 3 qyteza dhe rreth 200 fshatra dhe disa kodra të rëndësishme nga pushtimi i Armenisë.
Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se një avion luftarak armen, i cili po përgatitej të sulmonte, u rrëzua nga ushtria azerbajxhanase.
Në deklaratën e Ministrisë njoftohet se Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit vazhdojnë luftën e tyre heroike dhe vetëmohuese për të shpëtuar territoret e tyre të pushtuara.
“Një avion tjetër SU-25 i Armenisë u rrëzua gjatë përgatitjes për sulm. Kështu që numri i avionëve armenë të rrëzuar arriti në 7.” Shkruhet në deklaratën e Ministrisë./TRT/