Ushtria “merr” qarqet; Rama emëron 12 prefektët e rinj

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Kryeministri Rama doli në konferencën ky zyrtarizoi vendimin e marrë në mbledhjen e qeverisë së ditës së mërkurë për lirimin nga detyra të 12 prefektëve në vend dhe prezantoi 12 emrat e rinj që do të drejtojnë këto institucione.
Rama tha se jemi në fazën e çeljes së një faze të re qeverisëse dhe pritshmëritë që njerëzit kanë  është një qasje e re. Sipas tij, prefekti deri më tani ishte një pozicion që ishte letargjik.

“Është një pozicion që mbeti në hije, letargjik. Nga pritshmëritë e larta që njerëzit kanë nga kjo qeveri kërkoj një qasje të re”, u shpreh ai.

Më tej, Kryeministri tha se roli i prefektëve është me rëndësi edhe në betejën e luftës kundër kanabisit, sigurinë dhe rendin publik.

“Ne jemi të angazhuar që në fazën e dytë të betejës së hapur kundër kultivimit të kanabisit do t’i shkojmë nga pas rrjeteve dhe elementëve kriminalë për t’i vënë pas hekurave. Roli i prefektëve merr një rëndësi të veçantë, një kullë vrojtimi për të gjithë veprimtarinë shtetërore në territor. Do të jenë përgjegjës përpara qeverisë për situatën e kontrollit të territorit në atë qark në kuptimin e marrjes në dijeni në kohë reale për të gjitha problematikat që pastaj institucionet e tjera duhet t’i trajtojnë. Vendosja e rendit optimalë e rendit dhe sigurisë publike do t ëkërkojë angazhimin e dpd të prefektëve si ndërlidhësit në kohë reale të zyrës së kryeministrit dhe të ministrisë së brendshme”, tha Rama.

Kryeministri emëroi edhe 12 prefektët e rinj për të cilët tha se janë ish-ushtarakë të lartë.

“Prefektët e rinj janë përzgjedhur nga radhët e ushtarakëve të lartë që nuk janë pjesë aktive e Forcave të Armatosura”, tha Rama.

Emrat e prefektëve

Qarku i Kukësit – Zenel Kuçana, Kolonel në rezervë.

Qarku i Dibrës – Nexhmedin Shehu, Kolonel në rezervë,

Qarku i Shkodrës – Çesk Millja, Kolonel në rezervë

Qarku i Lezhës – Gjergj Prendi, Major në rezervë

Qarku i Durrësit – Bektash Petoshafi, Kapiten i forcave detare,

Qarku i Elbasanit – Maksim Malaj, Gjeneral/major në rezervë

Qarku i Fierit – Baki Bala, Kolonel në rezervë

Qarku i Beratit – Harilla Dafa, Kapiten i rangut të parë në forcat detare në rezervë.

Qarku i Vlorës – Flamur Mamaj, arsim ushtarak, shërbyer për një kohë të gjatë në FA

Qarku i Korçës – Dhori Spirollari, Gjeneral/brigade

Qarku i Gjirokastrës – Astrit Aliaj, kapiten i parë i forcave detare në rezervë

Qarku i Tiranës – Suzana Jahollari, e para kolonele në rezervë

Leave a Reply