Vajza e Blatter: Babai im, viktimë e një konspiracioni

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, është viktimë e një konspiracioni. Ky është mendimi i Corinne Blatter, vajzës së drejtuesit të FIFA-s.

“Askush nuk është pa faj, por nuk është babai im ai që ka marrë paratë”, tha Corinne për BBC. Komentet e saj vijnë në mesin e një skadali që ka prekur FIFA-n, me 7 zyrtarë të lartë që janë arrestuar me akuzat e korrupsionit.

Nga ana e tij, Sepp Blatter, i cili fitoi një tjetër mandat si president i FIFA-s ditën e premte, nuk është përfshirë në këtë skandal, por do të jetë në dispozicion të hetuesve.

“Nuk mund të them se janë amerikanët dhe britanikët ata që po konspirojnë, por jam e sigurtë që ka njerëz që po punojnë kundër tij prapa kuintave. Gjërat që ndodhën kishin si qëllim uljen e besueshmërisë së tij, por unë ju siguroj që brenda 2-3 javësh gjithçka do të harrohet dhe ai do të vijojë punën normalisht”, tha vajza e Sepp Blatter.

Leave a Reply