Studiuesit turq: Ka efikasitet 100%, nuk shkakton efekte negative pas injektimit
Sipas agjensisë së lajmeve Reuters studiuesit turq theksojnë se vaksina kineze Sinovac ka parandaluar 100% shtrimet në spital si edhe infektimin e pacientëve me sëmundje të rënda.
Studiuesit turq deklaruan se kjo vaksinë nuk ka rezultuar me efekte anësore të rëndësishme për të mos folur pastaj për faktin se vaksina Sinovac po përdoret gjerësisht në Turqi dhe nuk është raportuar asnjë efekt anësor, deklaroi Serhat Unal, anëtar i Këshillit Shkencor këshillimor të qeverisë turke.
“Ne mund të themi me qetësi se Sinovac është e sigurt plotësisht”, deklaroi ai.
Turqia deri më tani ka marrë rreth 16.6 milion doza të vaksinës e zhvilluar nga kompania Sinovac e Kinës, që përfshin dy doza për rreth 7.1 milionë njerëz. Fushata e vaksinimit në të gjithë vendin filloi në mes të janarit.
Më shumë se 2 milionë persona kanë marrë të dy dozat e kësaj vaksine. Vaksinimi me Sinovac deri më tani ka përfshirë personat mbi 60 vjeç, personelin shëndetësor dhe grupe të tjera me përparësi.