Vaksina turke përfshihet në listën e OBSH-së

Studimi i vaksinës i bazuar në grimca të ngjashme me virusin (VLP), i cili është duke u zhvilluar në Turqi, arriti të hynë në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Vaksina turke përfshihet në listën e OBSH-së
Studimi i vaksinës i bazuar në grimca të ngjashme me virusin (VLP), i cili është duke u zhvilluar në Turqi, arriti të hynë në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank njoftoi se studimi i vaksinës VLP, i cili po zhvillohet nga Platforma Covid-19 e Turqisë nën ombrellën e Institucionit Kërkimor Shkencor dhe Teknologjik (TUBITAK) dhe konsiderohet si një nga metodat më inovative të vaksinës, ka arriti të përfshihet në listën e OBSH-së si kandidatin e 4-të i vaksinave në botë që i nënshtrohet provave njerëzore.

Ministri Varank postoi një fotografi të shkencëtarëve, përfshirë kreun e TUBITAK-ut, prof. dr. Hasan Mandal, të bërë para studimeve të fazës 1-rë në Spitalin Onkologjik të Ankarasë në llogarinë e tij të mediave sociale.

Mustafa Varank gjithashtu deklaroi në një deklaratë me shkrim se vaksinat e bazuara në VLP janë një metodë shumë inovative dhe se këto vaksina të përdorura në fusha të ndryshme kanë një potencial të lartë për veprim, sepse ato janë të bazuara në proteina.

Në vaksinat e tipit VLP, grimcat e ngjashme me virusin zhvillojnë imitimin e virusit në një mënyrë që nuk shkakton infeksion. Ndërsa këto grimca provokojnë një përgjigje imune, ato nuk shkaktojnë sëmundje.

Leave a Reply