Eksperti amerikan: Niveli i antitrupave bie me kalimin e kohës
Vaksina anti-Covid mund të injektohen në mënyrë periodike ashtu si ato për gripin. Dejvid Keslër, anëtar i ekipit shkencor të ngritur nga Presidenti Bajden për reagimin kundër pandemisë nuk përjashton mundësinë që pas 9 deri 12 muajsh të jetë nevoja e injektimit të një tjetër doze përforcuese kundër koronavirusit në popullatë, siç u shpreh përpara nënkomisionin e Dhomës së Ulët në Kongresin amerikan.
“Po studiojmë qëndrueshmërinë e antitrupave. Duket e fortë, por ka tendencë të zbehet dhe padyshim që mutacionet ua vështirësojnë punën vaksinave. Besoj se do të na duhet t’i përmirësojmë ato”.
Doza e tretë është veçanërisht e nevojshme për kategoritë më të prirura ndaj infektimit me Covid. I të njëjtit mendim është edhe Albert Burla, drejtori ekzekutiv i firmës farmaceutike amerikane Pfjacer. Firma e tij po teston nivelin e nevojshëm dhe kohëzgjatjen e antitrupave kundër koronavirusit, që krijon një dozë e tretë.
Edhe ekspertët e kësaj firme arrijnë në të njëjtin përfundim se antitrupat krijojnë mbrojtje të mjaftueshme deri në 6 muaj pas injektimit të dy dozave dhe pastaj nisin të reduktohen.