Valdete Dushica Bajrami: Më nuk do të jem pjesë e Nismës

 

Ajo e ka falënderuar kryetarin e partisë, Fatmir Limajn dhe aktivistët tjerët për rrugëtimin shtatëvjeçar me këtë subjekt politik, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj:

Të nderuar miq,

Në mars të 2014 e fillova rrugëtimin tim politikë në Nismë dhe jam krenare për këto 7 vite punë si në kuvend, qeveri dhe në parti me një angazhim të palodhshëm, përkushtim dhe mbi të gjitha sakrificë, kaluam periudha të rënda por edhe të suksesshme. Po ashtu, fal Nismës kam njohur shumë djem e vajza, burra e gra punëtor e të gatshëm të kontribuojnë për zgjerimin e frymës socialdemokrate e që në rrethana tjera nuk do ta kisha pasur mundësin t’i njoh kurrë.

Faleminderit secilës e secilit për angazhimin dhe përkrahjen tuaj. Gjithashtu, dua të falënderoj Kryetarin Limaj që për këto 7 vite jo që ka qenë Kryetar i Partisë por edhe një mentor për mua në politikë.

Unë më nuk do të jem pjesë e Nismës.

Nismës e Kryetarit Limaj i uroj suksese në rrugëtimin politikë dhe gjithë aktivisteve e aktivistëve faleminderit për përkrahje e shumë suksese tutje.

 

Leave a Reply