Vance, Meloni dhe von der Leyen takohen në Romë, në fokus marrdhëniet tregtare BE-SHBA

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, J.D Vance, gjatë vizitës së tij këtë të diel në Romë ku mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leonit XIV, zhvilloi një takim me kryeministren e Italisë Georgia Meloni dhe me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Gjatë takimit mes tyre biseda u fokusua te mundësia e rifillimit të bisedemeve tregtare mes BE dhe SHBA.

“Evropa mbetet një aleate e fuqishme për ne, edhe pse, si mes miqve të vërtetë, ka çështje për të cilat nuk jemi gjithmonë dakord, përfshirë tregtinë,” u shpreh Vance në praninë e dy lidereve evropiane.

Më tej ai  theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm ekonomik dhe u shpreh optimist për një proces të ri negociator që do të sjellë përfitime të ndërsjella për të dyja palët.

Ky takim sinjalizon një përpjekje të re për të tejkaluar tensionet tregtare dhe për të hapur rrugën drejt një partneriteti më të qëndrueshëm ekonomik ndëratlantik.

Leave a Reply