Pse qenka antikushtetuese shkakrimi i Qani Nesimit ndërsa nuk ishte antikushtetuese shkarkimi i ish-sekretarit gjeneral hfz. Afrim ef. Tahirit? Edhe ky nuk u thirr në atë mbledhje famoze të Rijasetit siç nuk u thirr as Qani Nesimi me rastin e shkarkimit të tij! Po pse nuk ishte antikushtetuese dëbimi në mënyrë tinzare I ish Reisul Ulemasë Sulejman Rexhepit, i cili nuk u ftua në atë “rijaset” shkarkues?
Nga Shaban Aziri
Problemet në Bashksinë Fetare Islame në RMV nuk kan të sosur. Brenda heshtet ndërsa problemet që po e defaktorizojnë ditë e më shumë këtë Institucion, po shtohen. Së fundmi ka shpërthyer, deri në kufijtë e përleshjes fizike, edhe problemi i Tetovës. Shaqir Fetai dëshiron që me çdo kusht të shkojë në vend ndëshkimi i tij që ia ka parapar Myftiut të Tetovës, Qani Nesimit, ndërsa ky, me çdo kusht përpiqet ta legjitimoj Shaqir Fetain si “reis”, madje edhe në këto ditë më të vështira për të. Si?
Qani Nesimi, po na del të jetë “luftëtarë i denjë” në mbrojtjen e kushtetutshmërisë së BFI-së, gjest ky që është kërkuar tash e katër vite, përmes qindra e qindra paraqitjeve publike të oponencës së shkelësve të Kushtetutës së BFI-së!
Qani Nesimi, është personalisht ai që e përkrahu fuqishëm Shaqir Fetain në tradhëtinë e madhe! Është vetë ai që, me përfshirjen e tij vullnetare në të qenurit kundër kandidat i Shaqir Fetait, praktikisht ia legjitimoi tërë atë ngitje antiligjore e antikushtetuese në karrierë!
Është vetë ky Qani Nesimi që, me mbi 100 imamë nga Tetova erdhi për t’ia uruar postin antikushtetues dhe jolegjitim Shaqir Fetait, dhe, për t’ia ligjësuar e legjitimuar tërë ato shkelje antikushtetuese e antiislame që i ndërmorën me instalimin e Shaqir Fetait në krye të BFI-së!
Qani Nesimi toleroi dhe përkrahu sërë veprimesh antikushtetuese, antiprofesionale e antifetare, që i ndërmori Shaqir Fetai, madje akoma e toleron duke iu vardisur në mënyrë shumë të shpifur derisa i drejtohet “reisul ulema”, “letër reisul ulemasë”, “nuk i pranojmë vendimet e Reisul ulemasë se janë antikushtetuese”…
Kur u bënë këto veprime antikushtetuese? Po pse qenka antikushtetuese shkakrimi i tij ndërsa nuk ishte antikushtetuese shkarkimi i ish-sekretarit gjeneral hfz. Afrim ef. Tahirit? Edhe ky nuk u thirr në atë mbledhje famoze të Rijasetit siç nuk u thirr as Qani Nesimi me rastin e shkarkimit të tij! Po pse nuk ishte antikushtetuese dëbimi në mënyrë tinzare i ish Reisul Ulemasë Sulejman Rexhepi, i cili nuk u ftua në atë “rijaset” shkarkues?
Një organ i cili shkel Kushtetutën e BFI-së, ai organ suspendohet përkohësisht, ndërsa personeli drejtues i organit shkarkohet pa më të voglën mëdyshje! Është konstatuar mijëra herë se Shaqir Fetai është subjekt jokushtetues, i instaluar në mënyrë antikushtetuese dhe person që natë e ditë e shkel Kushtetutën e BFI-së? Pse Qani Nesimi asnjëher nuk ia përmendi këto dukuri Shaqir Fetait por, sakaq, e paditi në momentin që këtij ia zuri bishtin me der? Tani, në rastin e Qani Nesimit “reisul ulema” e shkel Kushtetutën, e shkel iks nenin e kshtetutës, i shkel disa nene dhe, për më keq, Qani Nesimi edhe më tej i drejtohet me “reisul ulema”! Do me thënë e njeh për “reis”, por nuk ia njeh veprimet e tij të ndërmarra për shkarkimin e Qani Nesimit! Kjo përveçse që është hipokrizi e madhe, është edhe vardisje.
Të gjitha reagimet, komunikimet e Qani Nesimit bëhen me “reisul ulemanë”, apo me “kryetarin e BFI-së”! Qani Nesimi nuk është në gjendje që t’ia tërheq zyrtarisht përkrahjen e Myftinisë së Tetovës, ta tërheq votën që ia ka dhënë Shaqir Fetait, ta ngrijë përkrahjen ndaj BFI-së përderisa në krye të saj është njeriu antikushtetues, Shaqir Fetai. Ai duhet publikisht që ta ndërpresë bashkëpunimin me Shaqir Fetain, si dhe me të gjithë ata që bashkëpunojnë me Shaqir Fetain, përderisa nuk do të largohet nga posti i “reisit” që e ka uzupuar me ndihmën e subjekteve politike antikombëtare e antifetare dhe që po vazhdon ta zbatojë strategjinë e këtyre “përkrahësve” që më së paku kanë respekt ndaj BFI-së. Qani Nesimi nuk duhet ta njohë njeriun i cili vepron kundër Kushtetutës së BFI-së, dhe jo vetëm në rastin e tij! Qani Nesimi vazhdon ta njohë për “reis” po atë njeri që erdhi në mënyrë antikushtetuese, që vazhdoi në mënyrë antikushtetuese dhe që në mënyrë antikushtetuese po sillet edhe me rastin e Tetovës. Qani Nesimi i çon selame Shaqir Fetait: “hiç dor nga vendimi për të më larguar mua, se ti për mua ke qen dhe vazhdon të jeshë “reis”! Pra, sipas kësaj logjike, Shaqir Fetai qenka antikushtetues vetëm në rastin e Qani Nesimit! Një antikushtetues, mund të sillet në mënyrë jokushtetuese, pse jo, edhe në rastin e Qani Nesimit, sepse vetë Qani Nesimi është katërcipërisht shkelës i Kushtetutës së BFI-së, që në momentin që Shaqir Fetait i drejtohet me “reis” dhe duke vazhduar me minimizimin e rolit të “rijasetit” dhe duke i dhënë peshë kushtetuese “organeve” formale që, fatkeqësisht, nuk janë të përfshirë në asnjë nen në Kushtetutën aktuale të BFI-së.
(Autori është kordinator i Këshillit për Mbrojtjen e Kushtetutshërisë së BFI në RMV)