Pse dibranët e bojkotuan Shaqir Fetain

Në Dibër kurrë nuk mund të dëgjoshë të flitet për tradhëtarin, për spiunët, për njerzit e poshtër, për mynafikët dhe hipokritët. Kjo kategori personash nuk honepset prej dibranëve. Kurrë nuk i zënë ngojë por as kurrë nuk ua shprehin respektin, as edhe formalisht, sa për sy e faqe

Adelina Pustina, Dibër

Shaqir Fetai, në Xhaminë e Sahatit, në qytetin e Dibrës, na paska organizuar një manifestim apo tribunë shkencore kushtuar Israsë dhe Miraxhit! Po pse pikërisht në Dibër? Kur për herë të fundit ishte në Dibër Shaqir Fetai? As vetë ai nuk e mbanë në mend! Nuk është kjo arsyeja se pse e bojkotuan dibranët, por, arsyeja është diku më thellë!
Në Xhaminë e Sahatit, në momentin kur doli të flasë Shaqir Fetai, nuk pati të pranishëm më shumë se 97 veta! Dibra me rrethin ka rreth 30 xhami, edhe atë: Xhamia Hunqar, Xhamia e Sahat Kullës, Teqe (Xhamia e re), Xhamia Bajram Beg, Xhamia Budullec, Xhamia Namazjar, Xhamia Konjare, Xhamia Krifses, Xhamia e fsh. Ame, Xhamia e fsh. Bajnisht, Xhamia e fsh. Spas, Xhamia e fsh. Sokollic, Xhamia e fsh. Konjare, Xhamia e fsh. Bomovë, Xhamia e fsh. Taranik, Xhamia e fsh. Otishan i Poshtëm, Xhamia e fsh. Otishan i Epërm, Xhamia e fsh. Xhepisht, Xhamia Kosovrasti i Epërm, Xhamia Kosovrastit i Poshtëm, Xhamia e Mogorçës, Xhamia e Broshticës, Xhamia e fsh. Gorenc -1, Xhamia e fsh. Gorenc 2, Xhamia e Ballancës, Xhamia në Qendrën e Zhupës, Xhamia Papraniku i madh e Paparnikës, Xhamia Papranik i Vogël, Xhamia e Bajramovcit, Xhamia e Zhitinenës, Xhamia e Breshtanit, Xhamia e fsh. Pralanik, Xhamia e Koxhaxhikut, Xhamia e Novakut, Xhamia e Elevcës, Xhamia e Dollgashës, Xhamia e Broshticës, Xhamia e fsh. Skudrinje Xhamia e fsh. Pristojnica Haxhi Demir, Xhamia e fsh. Vidushe, Xhamia e fsh. Rostushe e Re, Xhamia e fsh. Rostushe e Vjetër, Xhamia e fsh. Velebrod, Xhamia e fsh. Trebisht e Re, Xhamia e fsh. Trebisht e Vjetër, Xhamia e fsh. Jances, Xhamia e fsh. Axhiefs, Xhamia e fsh. Zhirovnic mahalla e Poshtme, Xhamia e fsh. Zhirovnic Qendër, Xhamia e fsh. Zhirovnic e Epërme etj.
Pra, në Dibër dhe rrethin ka një Myftini e cila mbulon një terren ku funksionojnë mbi 30 xhami, në të cilat janë të angazhuar, më së paku nja 30 imamë. Pa dyshim, ka edhe mualimë, ka vaizë, por ka dhe muteveli! Vetëm personeli i Myftinisë si dhe i xhamive të kësaj ane do të duhej ta mbushte përplot Xhaminë e Sahatit ku u turpërua Shaqir Fetai!
Shaqir Fetai u prit nga dhjetra qytetar, pothuajse nga asnjë hoxh Dibre dhe, xhaminë e mbushi kryesisht me shoqërues të vetë dhe me disa hoxhallarë që i kishte porositur me patjetër të vijnë nga qytete të ndryshme, sepse, mbase e ndjente (apo kishte informacin!!!) që do të bojkotohet prej dibranëve!
Po pse u bojkotua?
Tashmë është krjuar opinioni i realtë kritik për Shaqir Fetain, këtë “reis” partiak! Dibra ka nxjerrë burra, ka nxjerrë personalitete feare, ka nxjerrë personalitete kulturore, burrshtetas, shkrimtarë. Dibranët shquhen me mikrpitje që vështirë se e gjene nëpër vendet e tjera. Në Dibër, mysafirit i thonë: “Shtëpia është e Zotit dhe e mikut (mysafirit)”! Në Dibër kurrë nuk mund të dëgjoshë të flitet për tradhëtarin, për spiunët, për njerzit e poshtër, për mynafikë dhe hipokritët. Kjo kategori personash nuk honepset prej dibranëve. Kurrë nuk i zënë ngojë por as kurrë nuk ua shprehin respektin. Me mospërfillje ua përcjellin mesazhin “nuk të duam”! Kaq! Dibranët nuk pranojnë të futen në debate e diskutime dhe t’ia mundësojnë spiunit e tradhëtarit që të legjitimohet. Thjesht, e injorojnë dhe e përcjellin ashtu edhe siç hy në Dibër “me bisht nën shalë”!

(Autorja është studente me korrespondencë në FSHI të Shkupit)

Leave a Reply