Marrëveshja e propozuar, zyrtari izraelit: Nuk mund të pranojmë disa nga kushtet e Hamasit për armëpushim

Një zyrtar i lartë izraelit tha se disa nga kërkesat e përfshira në propozimin e Hamasit për marrëveshjen e pengjeve dhe armëpushimit nuk mund të përmbushen.

Sipas mediave ndërkombëtare, autoritetet izraelite do të diskutojnë nëse do të refuzojnë plotësisht propozimin e Hamasit ose do të kërkojnë kushte alternative.

Hamasi propozoi një plan për një armëpushim katër-mujor e gjysmë në Gaza që do të çonte në përfundimin e luftës, duke iu përgjigjur një propozimi të dërguar javën e kaluar nga ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit  dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Sipas një draft dokumenti, propozimi i Hamasit kërkon një armëpushim në tre faza, secila prej 45 ditësh.

Propozimi kërkon që Hamasi të shkëmbejë  pengjet e mbetura izraelite  me  të burgosur palestinezë. Gjithashtu, do të fillonte rindërtimi i Gazës, do të tërhiqeshin plotësisht forcat izraelite si dhe do të shkëmbeheshin trupat dhe eshtrat.

Sipas Hamasit,  të gjitha pengjet femra izraelite, meshkujt nën 19 vjeç, të moshuarit dhe të sëmurët do të lirohen gjatë fazës së parë 45-ditore, në këmbim të lirimit të grave dhe fëmijëve palestinezë nga burgjet izraelite.

Pengjet e mbetur meshkuj do të liroheshin gjatë  fazës së dytë  dhe pjesa tjetër do të shkëmbehej në  fazën e tretë.

Deri në fund të fazës së tretë, Hamasi do të priste që palët të kishin arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Leave a Reply