Varhelyi: Sundimi i ligjit, kriter kyç për anëtarësim në BE

“Nëse nuk ka përparim këtu, nuk do të ketë përparim askund,” tha Varhei në forumin “BE takon Ballkanin” që po mbahet sot në Sofje.

Sipas tij, procesi i zgjerimit të BE-së ka marrë shumë dimensione kombëtare. Ai tha se Evropa duhet të punojë së bashku për të parandaluar konfliktet në Ballkan.

“Ky duhet të jetë prioriteti numër një, sepse e gjithë Evropa do të preket në rast të një konflikti. Nëse reformat vazhdojnë, nëse shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe reformat janë mjaft të dukshme, do të grumbullohet vërtet një masë kritike që BE-ja nuk mund ta injorojë.”, shtoi ai.

Pas qëndrimit në Sofje, eurokomisioneri Varheji do të qëndrojë edhe në Shkup.

Leave a Reply