Një shkallë të lartë të apatisë tregon anketa e fundit e Institutit për Hulumtinin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë.Sipas anketës 60% nga të anketuarit janë shprehur se nuk do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Njohësit e çështjeve politike këto numra janë alarm për dëshpërimin që mbizotëron te shqiptarët, shkruan Deutche Welle.“Është numër real, ne kemi rënie te shqiptarët sa i përket daljeve në zgjedhje që nga viti 1990. Është trend që zgjatë dhe është refleks i dëshpërimit dhe mosbesimit në kapacitetet e partive politike shqiptare në mbajtjen e premtimeve”, ka theksuar analisti politik, Albert Musliu.Nga ana tjetër për profesorin universitar Mersel Bilalli kjo apati është edhe si rezultat i partive të vogla opozitare që nuk kanë forcë e as energji t’i ofrojnë votuesit rreth një opcioni më të shëndoshë.“Megjithatë, pakënaqësia kulmon edhe për shkak dëshpërimit ekonomik, social, Marrëveshjes së Ohrit, papunësisë, por edhe politika vasale- fakti se BDI është vasale ndaj VMRO-DPMNE, është irritim shtesë për votuesin”, tha Bilalli. / INA
Trupat britanike përdorin për herë të parë armë me valë për të ‘vrarë’ tufën e dronëve
Trupat e Mbretërisë së Bashkuar kanë përdorur një armë revolucionare me valë për të shkatërruar për herë të parë një…