Zyrtarët e territorit të Nagorno-Karabakut, i cili kontrollohet nga armenët etnikë, thanë se 28 luftëtarë të tyre janë vrarë vetëm të hënën gjatë luftimeve kundër forcave të Azerbajxhanit.
Kështu, numri i përgjithshëm i të vrarëve në mesin e këtyre trupave separatiste shkoi në 59, shkruan Reuters.
Forcat armene dhe azere e sulmuan njëra-tjetrën me artileri të rëndë për ditën e dytë me radhë.