Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (SOC) Irinej ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Irinej u shtrua në një spital ushtarak të Beogradit ne 4 nëntori, pasi kishte dalë pozitiv në COVID-19.
Kisha Ortodokse Serbe njoftoi më 17 nëntor se gjendja e patriarkut ishte e qëndrueshme, por dy dite me vone Kisha Ortodokse tha se gjendja e Irinejt ishte përkeqësuar.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, shkroi në llogarinë e tij në Instagram se ishte i nderuar që e njohu patriarkun.
“Njerëz si ju kurrë nuk largohen”, shkroi Vuçic me një foto bardh e zi të Patriarkut Irinej.
Më 1 nëntor, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, udhëhoqi funeralin dhe liturgjinë para varrimit të Metropolitit Amfilohije të Malit të Zi, e cila u ndoq nga mijëra besimtarë. Metropoliti Amfilohije ndërroi jetë më 30 tetor pasi ishte prekur nga Covid.
Në varrim, ku ishte ekspozuar arkivoli i hapur me trupin e mitropolitit, priftërinjtë, shumica e besimtarëve, si dhe disa politikanë, nuk bartnin maska dhe nuk respektuan distancën fizike.
Priftërinjtë kanë kunguar besimtarët me të njëjtën lugë, ndërkaq që disa nga të pranishmit në procesion, puthën dorën e të ndjerit, trupi i të cilit ishte ekspozuar në arkivol të hapur.
Trupi Kombëtar i Koordinimit për Sëmundjet Infektive (NCT) i Malit të Zi dënoi me forcë “shkeljen drastike të masave kundër pandemisë”.
Irinej (90 vjeç) u zgjodh në postin më të lartë në Kishën Ortodokse Serbe, në janar të vitit 2010.