Pamje nga momenti i grabitjes së bankës te Rruga “B”, ku u përdor eksploziv e pati të shtëna armësh

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një grabitje në filialin e një banke në Rrugën “B” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para nga ana e policisë, gjatë grabitjes është përdorur eksploziv e ku më pas ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri në drejtim të rojës.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërkaq policia po vazhdon të qëndroj në vend ngjarje dhe është duke kryer ekzaminimet e duhura lidhur me rastin.

Më poshtë ju sjellim pamjet e momentit të grabitjes. /Telegrafi/

Leave a Reply