Veliaj: Së shpejti aplikacioni “Tirana ime”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë të shtunën në forumin ndërkombëtar për promovimin e qyteteve inteligjente.

Në fjalën e tij, Veliaj ka bërë të ditur se shumë shpejt për banorët e kryeqytetit do të vijë një aplikacion i posaçëm që do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Shumë shpejt për qytetarët do prezantojmë aplikacionin “Tirana ime”. Ky aplikacion do t’u vijë në ndihmë qytetarëve për të raportuar problemet dhe nevojat”, ka deklaruar Veliaj.

Kryebashkiaku ka shtuar se administrata e tij synon që 75 për qind të shërbimeve të ofrohen përmes teknologjisë.

Leave a Reply