Vendet e Mesdheut letër Komisionit Europian për emigrantët

Bashkimi Europian gjithashtu do të mbajë një takim të nivelit të lartë për emigrantët pas përplasjes Itali-Francë

Katër vende të Bashkimit Evropian kërkojnë që të gjitha shtetet të nënshkruajnë një marrëveshje për të ndihmuar azilkërkuesit. Në deklaratën e tyre të shtunën, Italia, Greqia, Malta dhe Qiproja përsëritën qëndrimet se “nuk mund të pajtohen me nocionin se duhet të jenë vendet e vetme pritëse për të pritur emigrantët e paligjshëm.

Në një letër dërguar KE ata shtuan se numri i emigrantëve të pranuar nga vendet e tjera anëtare të BE-së “përfaqëson vetëm një pjesë shumë të vogël të numrit aktual të mbërritjeve”. Të katër vendet dënuan operacionet e anijeve private të bamirësisë që veprojnë në autonomi totale për të shpëtuar qindra emigrantë të shpëtuar në det. Në fillim të kësaj jave, qeveria e Melonit refuzoi një anije me emigrantë që të ankorohej në port. Kryeministrja e ekstremit të dhjathtë argumentoi se anijet funksionojnë si taksi de fakto në Mesdhe.

Ndërkaq Bashkimi Europian do të mbajë një takim të nivelit të lartë ku do të diskutohet realizimi i një nisme evropiane për emigrantët pas përplasjes Itali-Francë. Ky takim duhet të mbahet para Këshillit të Punëve të Brendshme, i planifikuar për javën e parë të Dhjetorit. Ndërkohë, vende të ndryshme evropiane shpjegojnë qëndrimet e tyre, Gjermania nga ana e saj tha se ne do të respektojnë angazhimet e tyre për aq kohë sa edhe Italia do të bëjë të njëjtën gjë.

“Ne do të vazhdojmë t’i përmbahemi Mekanizmit të Solidaritetit ndaj vendeve që lejojnë zbarkimin e emigrantëve të shpëtuar në det. Kjo vlen shprehimisht edhe për Italinë, e cila ka lejuar zbarkimin e tre anijeve”, është shprehur një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme Gjermane për ANSA-n.

Anija Ocean Viking mbërriti në Francë e cila kritikoi ashpër vendimin e qeverisë italiane duke çuar kështu në një përplasje diplomatike. Ndërkaq që nga fillimi i vitit, pothuajse 90 000 emigrantë kanë mbërritur në Itali.

Leave a Reply