Vendimi i Qeverisë – Rriten me 10% pagat për administratën publike dhe nëpunësit civilë

Këshilli i Minitrave miratoi sot rritjen e pagave me 10% për adminisrratën publike dhe nëpunësit civilë.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve është më i madhi në 25 vjet.

“Fondi më i madh i rritjes së pagave dhe pensioneve në 25 vjet i akorduar nga buxheti i shtetit.Duke filluar nga sot është jetësuar rritja e pagave mesatarisht 10% për punonjësit e administratës publike dhe nëpunësit civil, aparatet e Ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit, KQZ, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme. Disa institucione të pavarura, institucione në varësi të Kryeministrit, Ministrave të linjës dhe administratën e Prefektit”.

Po kështu, Ahmetaj tha se sot është jetësuar dhe rritjaa e pagave për punonjësit e arsimit parauniversitar me 10%.

Nga ky vendim përfitojnë 31 370 punonjës të sistemit arsimor me efekt 1.3 miliard lekë për periudhën 12 mujore.

Rritja e pagave në këtë sistem shoqërohet dhe me rritjen e pagave në sistemin e arsimit të lartë 10-12% për 3500 profesorë dhe punonjës akademikë.

Leave a Reply