Belind Këlliçi, kryetari i komisionit që do të drejtojë punimet e Kuvendit të Rithemelimit ka bërë me dije se ka nisur procedura për punimet dhe verifikimin e kërkesave nga delegatët, për mbledhjen e Kuvendit.
Kuvendi i Rithemelimit të PD është jo vetëm i ligjshëm, por ka edhe aftësi vendimmarrëse”, kështu deklaroi Belind Këlliçi pas verifikimeve.
““Numri total i delegatëve të Kuvendit Kombëtar është 7646. Sekretariati më njofton se 4200 formularët e depozituar për thirrjen e Kuvendit janë firmëtarë dhe janë të pranishëm në Kuvend. Në zbatim të statutit deklaroj se ky Kuvend është i thirrur ligjërisht sipas statutit të PD-së. Në lidhje me kuorumin, sekretariati deklaron se numri i delegatëve pas verifikimit është 4934 delegatë. Numri minimal duhej të ishte 3824. Deklaroj se Kuvendi ka kuorumin e ligjshëm sipas statutit të PD dhe ka aftësi të plotë vendimmarrje nga ky çast,””, tha Këlliçi.