Vetëdorëzimi i Balilit, media italiane: Arsyet që e çuan drejt këtij vendimi, kushtet që i vendosi Policisë

Vetëdorëzimi i të shumë kërkuarit Klement Balili, ishte kryefjala e lajmeve javën e kaluar duke kapërcyer dhe kufijtë Shqipërisë.

Për të ashtuquajturin “Ekobari i Ballkanit” ka shkruar dhe gazeta Corriere Della Sera në Itali, e cila i ka kushtuar një artikull ditën e djeshme.

SHKRIMI I CORRIELE DELLA SERA

Ata e quajnë “Balkan Escobar” me këtë pseudonim që vjen nga jashtë vendit. Në këtë rast Kelmend Balili, është quajtur kështu për aftësinë për të qenë tregtar droge dhe njëkohësisht edhe një sipërmarrës kriminal me lidhje të rënda mes institucioneve.

Balili, 48 vjeç, u dorëzua në Komisariatin e Delvinës, drejtpërdrejt te shefi i policisë Ardi Veliu, pas tre muaj bisedimesh. Ai u dorëzua duke kërkuar respektimin e dy kushteve: asnjë dhunë gjatë transferimit në burg dhe premtimin e policisë për të mos e shitur arrestimin si meritë.
Megjithatë, pjesa më interesante fillon tani. Balili, tashmë një administrator i rëndësishëm shtetëror, është një kujdestar global për sekretet.
Rrugët
Corriere njoh me Balilin në vitin 2016, pas konfiskimit në Greqisë të një sasie të madhe marjuane. Sipas Guardia di Finanza, që kishte marrë pjesë në këtë operacion dhe kishte hetuar se kush e kishte ngarkesën, ishte e destinuar për Milanin.
Hetuesit ishin të sigurt se e dinin se pas atyre kuintalëve ishte ai, Balili, i arratisur në Greqi. Ai ka një listë me apartamente të përdorura si baza dhe depozita për të fshehur drogën.

Arsyet e dorëzimin
Një ekspert i drogës, dhe analist i skenarëve ndërkontinentale dhe gjithmonë në fuqi të Guardia di Finanza, sugjeron këtë zgjidhje: Kush i dorëzohet policisë e bën për dy ose tre motive; nga frika se mos e vrasin e është i detyruar të kërkojë ndihmën e policisë; sepse i janë shkatërruar të gjitha mbrojtjet që ka pasur deri në atë moment, mbrojtje institucionale, nga kriminelët etj. e mes qelisë dhe arkivolit, zgjedh qelinë. Por mund të jetë dhe një skenar i tretë; me këtë gjest kërkon t’i dërgojë një mesazh bashkëpunëtorëve të biznesit të tij; kujdes se momenti është mjaft delikat, qëndroni të fshehur sa të mundeni e ngadalësoni trafikun e drogës pasi i kemi të gjithë pas.

Leave a Reply