Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në një autobus, ku raportohet se një adoleshent i ka vënë flakën flokëve të pasagjeres. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në San Francisko, SHBA.
Në video duket adoleshenti, i cili i afrohet gruas dhe ulet mbrapa saj, nxjerrë çakmakun dhe i vë flakën flokëve të pasagjeres, raporton Fox News.
Aprovohet vaksina Sinovac për fëmijë dhe adoleshentë të moshave 3 deri 17 vjeç
Mësohet se ngjarja është bërë publike, pasi policia ka zbuluar pamjet nga kamerat e sigurisë.
Sipas një njoftimi nga Departamenti i Policisë së San Franciskos (SFPD), adoleshenti dhe dy persona të tjerë u larguan nga vendi i ngjarjes duke u drejtuar drejt lindjes në qytet.
Miu hero lë punën dhe del në pension, ka dedektuar 71 mina
Pasagjerë të tjerë në autobus më vonë ndihmuan gruan, e cila është rreth 60 vjeç.
Mësohet se autori nuk është kapur ende nga policia.