Asnjë kufizim për të hyrë në Shqipëri

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar të gjithë shqiptarët jashtë vendit, por edhe të huajt që duan të vijnë në Shqipëri se nuk ka asnjë kufizim në hyrje. Në vendin tonë nuk kërkohet as testi i Covid dhe asnjë dokument tjetër.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar Shqipërinë, nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë”, thuhet në njoftimin e MEPJ.

Mësohet se Shqipëria nuk ka asnjë kufizim në hyrje që prej datës 1 Qershor. Megjithatë, për më shumë informacion qytetarët që kërkojnë të hyjnë në Shqipëri mund të zbulojnë në këtë link: Informacion për qytetarët që duan të hyjnë në Shqipëri.

Leave a Reply