Facebook pezullon llogarinë e Trump për dy vjet

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është pezulluar nga Facebooku për dy vjet, njoftoi të premten gjiganti teknologjik, duke shtuar se ata do të zbatojnë “ndëshkime të tejra” për figurat publike që shkelin protokollet e hartuara.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e rrethanave që çuan në pezullimin e Z. Trump, ne besojmë se veprimet e tij përbënin një shkelje të rëndë të rregullave tona që meritojnë dënimin më të lartë të mundshëm në bazë të protokolleve tona,” Nick Clegg, zyrtar i lartë i Facebookut.

“Ne do ta pezullojmë llogarinë e tij për dy vjet, duke filluar nga data e pezullimit fillestar më 7 janar të këtij viti.” – ishte njoftimi i kompanisë.

“Komentet e ish-presidentit për trazirat e Kapitolit më datën 6 janar, i kanë kushtuar shefit të Shtëpisë së Bardhë edhe pezullimin nga rrjeti social. Më herët ka qenë rrjeti social Twitter që ka bllokuar përgjithmonë ish-Presidentin. Vetë Trumpi i quajti ndalimet “një turp i plotë dhe një turp për Amerikën”.

“Fjala e Lirë i është hequr Presidentit të Shteteve të Bashkuara, sepse Të Çmendurit Radikalë të Majtë kanë frikë nga e vërteta,” tha Trump.

Po këtë të premte Nigeria ka njoftuar se kishte pezulluar Twitterin për gjithë vendin, dy ditë pasi gjiganti i mediave sociale hoqi një postim e bërë nga Presidenti Muhammadu Buhari që kërcënonte të ndëshkonte separacionistët rajonalë.

Ministri i informacionit Lai Mohammed tha se qeveria ndërmori këtë masë për shkak të “përdorimit të vazhdueshëm të platformës për aktivitete që janë të afta të minojnë ekzistencën korporative të Nigerisë”.

Leave a Reply