Udbashët kalojnë në satrap pastaj vetëeliminohen

Tre argumenta brenda një jave që flasin se tani, Shaqir Fetai, ka kaluar në një standë më të lartë se të qenurit bashkëpunëtor i oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviqit! Tash po e përjeton “forcën” e të qenurit satrap! Fundi i çdo satrapi (diktatori) është vetëeliminimi, i cytur nga parandjenja paranojake e çmendisë

Shkruan Bexhet Halili

Shaqir Fetai, kishte organizuar një “intervistë” sa për t’i përshëndetur “teleshikuesit” e vet nëpërmjet kanalit të YouTube-s, “Ikre”, dhe, sa për t’i flladitur me rrena që i bluan vetëm koka boshe e Shaqir Fetait, sa për t’u vetëlavdëruar, sepse, askush nuk e nderoi “punën” e tij amatoreske për Ramazan ndërsa e kritikuan me mijëra vetë!
Në këtë intervistë Shaqir Fetai flet sikur islami në këtë nënqiell të ketë filluar prej kohës së tij, flet për një atmosferë që kurrë nuk qenka përjetuar më herët, flet për veten si për “një risi” që u ka ndodhur myslimanëve të vendit!

Rrenat e Shaqir Fetait, apo vjedhja e ndihmave humanitare

Shaqir Fetai pa lajthitur nga ndjenja e të qenurit dhe të poseduarit të “forcës” së satrapit, nuk guxon të rrejë aq açik sa të thotë se paska shpërndarë 200 ton ndihma! Ai me këtë deklaratë po humbë gjurmët e 140 tonelatave me artikuj ushqimor e higjienik, dedikuar të varfërve të vendit, të cilat vetëm Shaqir Fetai e di se ku i ka çuar, sepse, sa i përket pakove, ai ka ndarë vetëm 60 e ca ton ndihma të donuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë, ndihmë kjo prej 80 tonelatave. Se ku i mori edhe 140 ton e kah i shpërndau, këtë e di vetë Shaqir Fetai me hajnat e vet tashmë të dëshmuar në vjedhjen e ndihmave humanitare.
Shaqir Fetai, vetëm nën “hyqmin” e satrapllëkut i jep të drejtë vetes të gënjejë aq shumë, sa të thotë se ka pasur një program të cilën e paska zbatuar qind për qind. Nëse hyni për t’ia analizuar “programin” do të shikoni një koncept prej amatorëve, pika të një entuziasti të shkollave fillore që dëshiron të mbajë një program-event sipas pikëpamjeve të tij fëmijërore. Realiteti i 30 ditëve të Ramazanit flet se, Shaqir Fetai ka dështuar si “gërçka” me atë “program”, i cili, shikuar në pika, nuk është realizuar as 10 për qind. Madje edhe ky 10 përqindëshi nuk i ka bërë nder askujt, me përjashtim të shkaktimit të vetëkënaqësisë!

Cili është synimi kryesor i Shaqir Fetait për Muajin e Ramazanit, apo, çka është sukses për Shaqir Fetain gjatë Muajit të Agjërimit

Shaqir Fetai, vetëm i pajisur me cilësi të një satrapi të pashpirtë guxon të deklarojë se, efektet e Ramazanit janë shumë të kënaqshme, qind për qind më të mira, sepse është mbledhur fitri dhe zeqati më shumë se vitin e kaluar. Pse a për këtë qëllim të Shaqir Fetait është Muaji i Agjërimit, a? Për këtë qëllim të poshtër të Shaqir Feait myslimanët kanë shpeshtuar ibadetet e tyre, a? Do me thënë se, Shaqir Fetai, ky satrap abdall, paska pritur Muajin e Ramazanit vetëmsa për t’i vjelur “taksat fetare” dhe, sipas tij, ky është qëllimi i këtij Muaji të Bekuar!
Satrapi edhe vjedh edhe rrenë, edhe keqpërdor edhe manipulon, edhe të krip me rrena edhe nuk skuqet fare! Dy janë shtegëdaljet: ose të veprojë Shaqir Fetai ose të dalë e të dëshmojë oponenca e tij, Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së! Shaqir Fetai, satrapi, nuk ka se çka të frikësohet prej transparencës. Nëse është siç thotë ai, aq shumë i suksesshëm, ai duhet të dalë publikisht, me listë, me emër e mbiemër, për secilën xhami në Maqedoninë e Veriut të tregojë se cila xhami sa ka mbledhur dhe sa ka dorëzuar fitra dhe zeqat në BFI! Ta shohim “efektin Shaqir Feta” dhe, nga ana tjetër, kjo transparencë do t’ua pamundësonte myftinive të tij që t’i vjedhin fitrat dhe zeqatet! Jo sa kanë dorëzuar Myftinitë, por xhamitë!
Po flitet se, Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI, i ka të dhënat e sigurta për mbi shtatëdhjetë për qind të xhamive se sa kanë mbledhur fitra sivjet. Po ashtu, ka raporte edhe nga diaspora dhe, të dhënat e kësaj Lëvizje janë dëshpëruese, janë të dhëna që flasin se myslimanët e vendit as që dëshirojnë të dëgjojnë për nevojat hajdutërie të Shaqir Fetait.
Një prej xhamive më të mëdha në Shkup, të cilën e frekuentojnë xhemat prej rreth 1000 shtëpive, në ditët më të vështira politike e sociale ka arritur të tubojë e të dorëzojë 10 mij e sipër euro, ndërsa, në këtë Ramazan mezi ka arritur të grumbullojë pak më pak se 100 mij denarë, dmth 1500 euro! Pra, në këtë Xhami Shaqir Fetai nuk e ka realizuar as 15 për qind atë që e ka synuar në këtë Ramazan. Shumë keq, tepër gjynah e hipokrizi! Në Ramazan synohet të arrihet kënaqësia e Allahut Mëshirëplotë, vetëm Shaqir Fetai synon të arrijë përqindje të lartë të fitrit dhe zeqatit. Satrap, pra!

Kush takohet me Sulejman Rexhepin lagohet nga puna

Lë të dalë Shaqir Fetai e le të thotë se ç’të keqe i ka bërë Sulejman ef. Rexhepi! Ndërsa Sulejman ef. Rexhepi ka bërë dy të këqia në raport me Shaqir Fetain! Dy të këqia që janë të barasvlefshme sa dy mëkate të mëdha: e ka bërë myfti dhe ua ka pezantuar myslimanëve si alim të madh! Prej bajgës a mund të bëhet lulja aromëmirë?
Pas deklaratës së Sulejman Rexhepit që del si falëbnderim ndaj bashkëpunëtorëve të tij që e vizitojnë, jo si reis, jo si lider të tyre, por, thjesht, si njeri plak, i moshuar, si dikush që ka dhënë kontribut të pamohueshëm në bërjen e tyre “teologë, apo “organe të BFIsë”, Shaqir Fetai ka reaguar me plotë histeri dhe, prej pozitës të satrapit, ia ka ndaluar të gjithëve që të kontaktojnë me Sulejman Rexhepin!
Ashtu siç i ka pasur dy gabime-mëkate Sulejman Rexhepi në raport me Shaqir Fetain, ashtu edhe Shaqir Fetai ka pasur dy dëshira të flakta djallëzore në raport me Sulejman Rexhepin: t’ia ngulë thikën pas shpine, ta tradhëtojë dhe, mundësisht, pas kësaj tradhëtie të rëndë, ose t’i bie pika në tru, ose në zemër, të neutralizohet dhe kurrë të mos ketë mundësi të flasë për Shaqir Fetain ato gjëra që i di vetëm H. Sulejman ef. Rexhepi!
Pra, Shaqir Fetai tashmë është duke e përjetuar turpin e tradhëtisë, nuk dëshiron që ta përjetojë edhe turpin që mund t’ia shkaktojë Sulejman Rexhepi, i cili, sipas deklaratave të atyreve që po e vizitojnë (e që në mesin e tyre ka emisarë edhe të Shaqir Fetait) po duket gjithnjë e më vital! Kjo e tremb Shaqir Fetain, ndaj dhe ua ndalon njerëzve, si manjak, të kontaktojnë me Sulejman Rexhepin, prej të cilit mund të mësojnë e të dëgjojnë gjëra të rënda për Shaqir Fetain! Po kur të vendosë të flasë Sulejman Rexhepi? Në ç’vrimë do të futet atëherë Shaqir Fetai?!

Si duket fundi i një udbashi

Shaqir Fetai, duke u nisur nga një fakt i një miqësie të hershme, e merr një informacion të rremë dhe, sakaq u del në pritje preshevarëve! I thotë dikush se përfaqësues të medresesë së Preshevës, bashkë me nxënës, do të vijnë në Shkup dhe, meqë myftiu preshevar e ka mik shtëpie Sulejman Rexhepin, paska dëgjuar Shaqir Fetai se, ky delegacion, është i porositur nga Myftiu i Luginës së Preshevës, H. Nexhmedin ef. Saqipi, që ta vizitojnë edhe ish-reisin, H. Sulejman ef. Rexhepin, i cili aq shumë ka dhënë kontribut për Insitucionet islame të kësaj Lugine.
Shaqir Fetai, në deklaratën e vet prej demagogu e hipokriti, pranon publikisht se, me të marrë vesh që do të vizitohet Shkupi nga preshevarë, me insistimin e tij është bërë e mundshme që vizita e parë t’i bëhet BFI-së dhe personalisht Shaqir Fetait. Nuk mundet të kalojë dikush këndej pari e të mos ia urojë “postin dhe sukseset” Shaqir Fetait! Sepse, përmes këtyre vizitave, përmes këtyre urimeve e përshëndetjeve, ai krijon atmosferë false të përjetimit të një dashurie e cila e kamuflon urrejtjen e madhe gjithëkombëtare kundër një udbashi. Një udbash, një spiun i UDB-së nuk mundet që me zor t’i detyrojë myslimanët që ta duan. Po, do t’i detyrojë deri sa të jetë në rolin e satrapit, porse, megjithatë, ky rol është prej roleve më të shkurta që e kanë përjetuar çdo udbash para se ai të vetëeliminohet dhe të bie në greminën e çmendisë së vet. Ky është fundi i çdo udbashi!

Tallja me preshevarët

Tani, përtej dëshirave, përtej angazhimeve shekullore, përtej gjakderdhjes në veprimtarinë patriotike, përtej luftërave, përtej angazhimeve politike, përtej idealeve kombëtare të çdo shqiptari që nuk ka lidhje me UDB-në, përtej çdo trimi të Idris Seferit dhe pasardhësve të tij patriotë, Lugina e Preshevës (Bujanovci dhe Medvegja) edhe më tej ngelë brenda kufijve të Sërbisë. Atdheu, pra, vatani, është shteti me kufij të pacënueshëm dhe, për secilin qytetar autokton, atdheu është ky vend me këta kufij. Pra, atdheu dhe vatani i çdo shqiptari të Luginës së Preshevës aktualisht është pjesa etnike brenda kufijve të Serbisë, pra, është vetë Serbia!
Shaqir Fetai si eski udbash i gëzohet këtij fakti, ndaj dhe, meqë dikur atdheu i tij (si i gjithë atyreve që kanë jetuar brenda atyre kufijve të mëdhenj) ishte Jugosllavia, ai edhe më tej është nostalgjik për trashëgimtarin e ish-Jugosllavisë dhe, mburret me çdo qytetar të këtij “trashëgimtari” që kontribuon dhe që angazhohet për avansimin e këtij shteti, pra, të Serbisë aktuale. Delegacionit prirës të medresantëve nga Presheva, Shaqir Fetai u jep mirënjohje me këtë përmbajtje: “Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Preshevës – “Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin tuaj të çmueshëm në shërbim të vlerave kombëtare e fetare në nënqiellin tonë!“ Në cilin “nënqiell tonin” o Shaqir Fetai? Në nënqiellin tënd të Serbisë, aty ku u bëre intrigant i përsosur? Presheva i bie në Serbi, o jaran i Dragoviqit! Ose, atij tjetrit, që ia jep mirënjohjen me këtë përmbajtje: “… për kontributin tuaj të çmueshëm në shërbim të vlerave komëtare e fetare, për Zotin, kombin dhe vatanin”! Mos u tall me preshevarët o udbash, sepse dinë të ta kthejnë shumë keq! Ata vdesin për komb e për fe, ndërsa Serbinë nuk e konsiderojnë vatan të tyre, ndaj, ata konsiderojnë se akoma, asgjë nuk kanë bërë për vatanin e tyre, derisa pjesën etnike nuk ia rikthejnë vatanit të tyre të vërtetë. Mos blej patriotizëm në fatkeqësi të tyre. Mos u mundo që me lale-lule ta kamufloshë udbashllëkun tënd, që tashmë po kalon fazën e satrapit, deri sa të vetëeliminohesh. Nuk e ke të largët këtë ditë, o pishpirik.

“Mjeshtri i madh” i “mjeshtrit të vogël”

Shaqir Fetai paska pritur me pietet “Mjeshtrin e Madh” të gazetarisë shqiptare, mikun e ngushtë të H. Sulejman ef. Rexhepit, të dekoruarin e Bujar Nishanit, Ferdinand Samarxhiun!
Sa për informim të Shaqir Fetait, Ferdinand Samarxhiu mbetet injoranti më i madh i gazetarisë shqiptare, prandaj edhe kurrë nuk e keni parë të respektuar e të nderuar nga tv-studiot me renome kombëtare. Në gazetari ose lindë gazetar ose vdes injorant i gazetarisë. Nuk ka gazetarë në botëqë e mat profesionin e vet me titur shkencor e me epitete të pushtetit. Epitetet e pushtetit nuk të bëjnë të madh por të motivojnë për servilizëm deri në manire të qenit të zgjebosur.

Ai shtë një sekser i mirë, një marapaz, një llapaqen që as vetë nuk e di se çka fletë sa herë që i drejtohet audiencës së gjërë. Është një manipulator i shkëlqyeshëm me ndjenjat e fetarëve ndaj dhe, gjithnjë e ke të angazhuar në çastet kur, myslimanët, për emocionet shpirtërore nga gëzimi i festave të shenjta fetare, janë në gjendje t’i shterrin edhe xhepat që ua gjuan Ferdinand Samarxhiu!
I paska ngelur t’ia ofrojë një letërnjohtim të shkurtër Shaqir Fetai atij! Ferdinand Samarxhiu e di se si frymon BFI-ja, kështu që, bashkëpunimi me të është i mrëseardhur ekskluzivisht për te.
Të planifikoshë që ta bëshë të madh Shaqir Fetain, nuk është mjeshtri e madhe, por, është idiotizëm. Edhe idiot edhe “Mjeshtër i Madh”, sikur nuk shkon! Mos të harrojmë, ky “Mjeshtër i Madh” është prodhim i “sigurimit” të Enver Hoxhës, siç është “reis” edhe Shaqir Fetai si prodhim-ORAO i oficerit të UDB-së Stanko Dragoviqit! Prodhime shkijesh ma!
Paskan rënë dakord që në të ardhmen të kenë një bashkëpunim të përbashkët (hajde fjali hajde!) Bashkëpunimi me këtë “Mjeshtër të Madh” është vetëm një dakordësim për ta kryer një vjedhje të përbashkët të BFI-së! Një sekserizëm i përbashkët në dëm të Institucionit të BFI-së! Një “vigjilencë” prej ORAO-s mbi BFI-në e mjerë!

 

Leave a Reply