VIDEO/ Durrësi braktis Bashën, ikën me vrap pasi nuk e priti askush

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se çdo ditë e më tepër po humbet mbështetjen e bazës së partisë.

Në një kohë që shumica e demokratëve duket qartë se janë në mbështetje të ‘Foltores’ dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, Basha duket se sot ka tentuar të bëjë një lëvizje, por ka dështuar.

Basha ka shkuar sot në Durrës, në një nga degët më të mëdha të PD-së, për të zhvilluar një takim me kryesinë e partisë, por duket se ka mbetur me ‘gisht në gojë’. Kryesia nuk i ka shkuar në takim, duke e lënë vetëm.

Ashtu sikurse shikohet edhe nga video më poshtë, kryesia e PD-së ka braktisur Bashën, ndërsa në Durrës e presin vetëm pesë veta.

Pra, në një ndër degët më të mëdha të PD-së, e cila u shkatërrua nga Lulzim Basha dhe përfaqësuesi i tij Ferdinand Xhaferraj, ai që do përmirësonte cilësinë e Diellit dhe rërës, sot duket se askush nuk e mbështet më.

Pra, Basha është katandisur me pesë veta, në një ndër degët më të mëdha të PD.

Ajo që ndodhi dje në Durrës, duket se është vetëm fillimi i vetmisë së madhe të Lulit./Syri

Leave a Reply