VIDEO / I riu qëllon Macron me vezë në kokë, francezët “nuk ngopen” duke sulmuar presidentin!

Incidentet e pahijshme në publik vazhdojnë ta ndjekin presidentin francez, Emmanuel Macron.

Vetëm disa muaj pasi një i ri e qëlloi me shuplakë në fytyrë gjatë një mitingu, shefi i Elizesë është goditur me vezë në kokë teksa merrte pjesë ne panairin ndërkombëtar të Gastronomisë.

Truproja u hodhën menjëherë në veprim për të mbrojtur presidentin, ndërsa djali që e goditi u arrestua. Pamjet e postuara në Twitter veç të tjerash edhe nga Lorenz Mathias, bënë shume shpejt xhiron e rrjetit.

Në muajin qershor, një i ri e qëlloi kreun e shteti me shuplakë teksa thirri  “Poshtë Macron-izmi”! Edhe në atë rast, u ndërhy shpejt për neutralizimin e të riut, ndërsa episode e përsëritura të këtij lloji reflektojnë edhe një herë pakënaqësinë ne rritje të francezëve me kreun e tyre të shtetit.

Leave a Reply