VIDEO/ Përplasja fatale në tunelin e Kalimashit, identifikohen të plagosurit dhe viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur në tunelin e Kalimashit. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka ndërruar jetë një person, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mjeti me targë shqiptare, me drejtues Gjino Malçin, nga Shkopeti, ka goditur mjetin me targa italiane, ku udhëtonin shqiptari nga Kosova, Bexhet Zeneli, me vëllanë dhe kunatën.

Për pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja Edjona Sala, e cila gjendej në mjetin që drejtohej nga Malçi, ndërsa ky i fundit, së bashku me Mariglen Gjokën dhe Sandra Begën kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekimin në spitalin e Kukësit.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa shkak kryesor mendohet të jetë shpejtësia e lartë e mjeteve si dhe parakalimi i gabuar.

VIDEO

https://streamable.com/o/h6p37n#?secret=kjfqnwdQBm

Leave a Reply