Sot, “Los Blancos” treguan fytrën e kampionit teksa fituan me përmbysje 2:1 ndaj Elches në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.
Calvo realizoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 61-të, pas një goditje të fuqishme me kokë.
Këtij goli iu kundërpërgjigj Karim Benzema në minutën e 73-të duke e barazuar rezultatin.
Krejt në fund, Benzema shënoi sërish dhe ia siguroi Real Madridit tri pikë të arta.
Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e dytë, pesë më pak se Atletico Madridi dhe një më shumë se Barcelona, të cilat kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.