Një aeroplan ushtarak është rrëzuar mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin Chucheev në Ukrainë. Mediat e huaja njoftojnë se avioni “Antonov AN-26” ndërpreu në mes një fluturim stërvitor.
Avioni pas u rrëzua në tokë shpërtheu në flakë dhe deri tani mësohet se numri i viktimave është 22. Po ashtu mësohet se dhe 2 udhëtarë të tjerë kanë dëmtime serioze dhe 4 persona janë shpallur të zhdukur.
Deri tani mësohet se avioni mund të jetë përplasur për shkak të një problemi në motor, por po hetohet dhe për një përplasje.
Hetimet për ngjarjen kanë nisur, por tani po punohet për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e kërkim-shpëtimit.