A je normal o Shaqir Fetai, apo, cilët janë kufijtë e abdallëkut të Shaqir Fetait

Meqë ra fjala, o Shaqir Fetai, ktheja BFI-së vakëfin te Komunaleci që e trafikuat dhe e kontrabanduat me garanca partiake se nuk do te burgoseni për krime dhe për kriminalizim të BFI-së nga të gjithë ju që ekzaltoheni me gurin themeltar të “vakëfit historik” prej 29 metrave katëror

Nga Sabit Ibrahimi

I gjendur në mes çekanit dhe kurdhës, si kosa e topitur dhe e fishkur që cokatet e cokatet dhe në fund hidhet në pleh, sepse qëllon e ndryshkur, Shaqir Fetai nuk ka se çfarë të bëjë përveç t’i tundë bythët ndër xhemate të ndryshë.
Sot, Shaqir Fetai ishte në Dibër. Ka zgjedhur strategjinë për të qenë sa më pranë popullit, thua ti se iu djeg xhani popullit për të. Nuk ndryshon për të mirë imazhi duke u solloratur si bythëpambuk ndër xhematë. Sepse, mund t’ia shpërtheshë nervat popullatës e të të hyjnë shqelma për hipokrizinë e padurueshme. Popullit mund t’i ofrohesh dhe të bëhesh mik e dashamirë me të, vetëm duke qenë i sinqertë dhe transparent! Duke treguar se si Shaqir Fetai u bë palë e atyreve që abuzuan me paratë edhe të xhematit dibran, si abuzuan me vakefin e BFI-së, si abuzuan dhe vodhën ndihma të llojllojshme.
Shaqir Fetai u mrekullua me ndërtimet islame në Dibër, ndërsa asnjë fjalë miradie nuk e tha për ata që e islamizuan fuqishëm Dibrën, si Ruzhdi Lata i ndjerë, po ashtu edhe Ramazan Hasa i dëbuar ngase nuk u vu në funksion të së keqes ku ishte Shaqir Fetai.
Shaqir Fetai dje paska qenë në Strugë ku paska përuru gurëthemelin e “vakëfit historik”!!! A e di Shaqua injoran se kur një ngjarje merrë peshën e historikes? Kur ndodhë diçka për herë të parë, diçka gjigante, diçka madhështore, diçka që të jep emër e nder. Shaqir Fetai mundohet që me një kiosk, apo me një “trafikë” prej 29 metra katërorë ta mbulojë që mos të shihet turpi monumental i tij dhe i myhybëve të tij? Me këtë “trafikë” mundohet ta hedh pas krahëve aferën e vakëfit prej mijëra katërore “Ibni Pajko” që e ka humbur Rijaseti ku ai është anëtarë? A zihet dielli me shoshe, o Shaqo?! Ekzaltohet i shkreti nga një kiosk-vakëf ndërkohë që mendon se me këtë egzaltim do të amnistohet nga vjedhja, shitja, tjetërsimi dhe përvetësimi i qindra mijëra metrave katërore të vakëfit! Pa dyshim që Zoti mund të na bekojë për këta 29 metra katërore vakëf në Strugë, por a mundet t’i ikë Shaqir Fetai mallkimit të Zotit për shitje të vakëfit? Pstttt! Mos manipulo? Mos thuaj “vallai, kurrë nuk kemi shitur vakëf”! Sepse, në vend të denacionalizimit të pronës janë marrur miliona euro në letra me vlerë, me të cilat nuk janë blerë vakëf, por janë shpenzuar për rroga, për ahengje, për qejfe, kurse, t’i Shaqir Fetai, asnjëherë nuk e ngrite zërin për ta dënuar këtë krim, por, përkundrazi, i duartrokite keqpërdoruesit dhe i gjykove denoncuesit publikë të këtyre dukurive të shumtuara dhe të bëra haram prej Zotit Fuqiplotë.
Pse po vazhdon me rrena o “Kreu” i BFI-së! Ti më nuk je as myfti i Gostivarit. Zoti të bëri rezil! Ti nuk i pate në Strugë të gjithë “myftinjtë”, ” elhamdulila, jemi komplet qind për qind, të gjithë myftinjtë”, sepse të mungonte myftiu i Tetovës. Apo ti atë nuk e llogaritë myfti, sepse nuk është zgjedhur si ti, dhe nuk e ka muraselen tënde. Po edhe ti je Myfti i Sulejman Rexhepit, o i ngratë, sepse ai e dinte se nuk je as për muteveli i xhamise pa xhemat, sepse je shumë i ligë e i djallëzuar. Ti, në inagurimin e gurëthemelit të trafikës-vakëf i pate vetëm një myfti legjitim (atë të Kumanovës), një Myfti të diskutueshëm (atë të Shkupit) si dhe kordinatorët e myftinive: Strugë, Ohër, Veles, Dibër, Prilep, Manastir si dhe përfaqësues nga Myftinia e Kërçovës, po ama të munnguan shumë nga imamët e Strugës! Prandaj mos u mundo me i dhënë peshë vetes duke rrejtur, duke i emëruar rrejshëm kordinatorët me “myfti”. Mos u mundo që rrejshëm ta fryshë numrin e pjesëmarrësve prej xhemati, sepse, kësaj radhe, struganët ta futën, të turpëruan, ta bojkotuan ty personalisht dhe “vakëfin historik”, sepse shumëfish më historik janë vjedhjet dhe mëkatet e juaja.
Struganët ju falënderojnë që, duke u munduar të shpërbleheni eventualisht me ndonjë sevap, duke hedhur nga një llopatë beton, ju mëkatarët e pranishëm, arritët ta hidhni pllakën e parë të kioskut prej 29 metrave katërorë. Allahu ju shpërbleftë por ama edhe ju ndëshkoftë për qindra mijëra metra katërore që i humbët, që i hëngrët, që i vodhët, që i shitët, që i tjetërsuat e që i personalizuat. Meqë ra fjala, o Shaqir Fetai, ktheja BFI-së vakëfin te Komunaleci që e trafikuat dhe e kontrabanduat me garanca partiake se nuk do te burgoseni për krime dhe për kriminalizim të BFI-së nga të gjithë ju që ekzaltoheni me gurin themeltar të “vakëfit historik” prej 29 metrave katëror.

Leave a Reply