VIDEO /Ushtria azerbajxhanase çliroi nga pushtimi 13 fshatra të tjera

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftoi se 13 fshatra të tjerë janë çliruar nga pushtimi i Armenisë në vazhdën e operacioneve për çlirimin e territoreve të pushtuara.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftoi se 13 fshatra të tjerë janë çliruar nga pushtimi i Armenisë në vazhdën e operacioneve për çlirimin e territoreve të pushtuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ushtria triumfuese azerbajxhanase çliroi nga pushtimi fshatrat Dolanar dhe Bünyadlı në Khojavend; Dağ Tumas, Nüsüs, Helefli, Minbaşılı dhe Veyselli në Jabrayil; dhe Venedli dhe Mirzehesenli në Zengilan. Rroftë ushtria azerbajxhanase. Karabaku është Azerbajxhan”, shkroi Aliyev në Twitter.

Aliyev po ashtu njoftoi çlirimin e fshatrave Zilanlı, Kürt Mahrızlı, Muğanlı dhe Alakurşak në Gubadlı.

Ndryshe, që nga fillimi i operacionit më 27 shtator në Malësinë e Karabakut, ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar 3 qytete, 3 qyteza dhe mbi 130 fshatra, si dhe disa lartësira strategjike nga pushtimi i Armenisë.

Leave a Reply