Vietnami goditet nga tajfuni më i fuqishëm në 20 vitet e fundit, erërat fryjnë me 150 km/h – humbin jetën dy persona

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dy anije të peshkimit me 26 anëtarë të ekuipazhit janë fundosur si rezultat i tajfunit Molave në Vietnam, që konsiderohet si një nga më të fuqishmit në 20 vitet e fundit.

Shpejtësia e erës prej 150 kilometrave në orë, ia ka marrë jetën një burri që ka rënë nga kulmi i shtëpisë derisa po tentonte ta përforconte. Ngjarja ka ndodhur në provincën Kuang Ngai në jug të Vietnamit, transmeton Telegrafi.

Një burrë tjetër humbi jetën kur mbi të ra një pemë gjigante. E marina e vendit ka vënë në funksion dy anije për shpëtim, që janë duke kërkuar 26 peshkatarët në afërsi të provincën Binh Dinh.

Të paktën 40 mijë qytetarë janë evakuuar nga fshatrat që janë në afërsi të ujit, duke u strehuar në rajone më të sigurta. Autoritetet provinciale kanë mbyllur zyrat, fabrikat dhe shkollat, duke kërkuar nga banorët të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre për shkaqe sigurie.

Të paktën pesë aeroporte janë mbyllur, e si rezultat i kësaj janë anuluar mbi 200 fluturime. Të mbyllura janë edhe stacionet hekurudhore.

Leave a Reply