Vihen në pranga 10 persona, anëtarë të një grupi të organizuar për trafikim migrantësh

10 persona të arrestuar është bilanci i aksionit policorë të ekzekutuar sot në disa lokacione në nivel republikan. Të gjithë dyshohen për grup të organizuar kriminal për trafikim emigrantësh. Organizatorë dyshohen të jenë 2 persona nga Bogdanci, 1 nga Shkupi dhe një nga fshati kufitar Llojan i Kumanovës. Policia po kërkon edhe një person të dyshuar.

https://youtu.be/eIFp1Ene0iY

Hetimi kriminalistik është hapur nga dhjetori i vitit 2019. Për këto 10 muaj sa ka zgjatur hetimi janë trafikuar qindra emigrantë, ndërsa çmimi për transport ka lëvizur nga 500-700 euro. Organizatorë dyshohen të jenë dy persona nga Bogdanci, babë e birë si dhe një person nga Llojani dhe një nga Shkupi”-tha Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së.

Aksioni është realizuar në bashkëpunim me shërbimet nga Greqia dhe Serbia. Gjatë ditës pritet dorëzimi i kallëzimeve penale në Prokurori për krim të organizuar. Njëri nga anëtarët e grupit kriminal ndodhet në paraburgim.

Organizimi i emigrantëve ka qenë i tillë me çka persona bashkëpunëtor nga Greqia i kanë sjell emigrantët nëpërmes vendkalimeve jo legale mes Gjevgjelisë dhe Dojranit. Aty janë pritur nga anëtarë të grupit kriminal në vendin tonë të cilët me automjete i kanë dërguar deri në rajonin e Kumanovës dhe Likovës ku kanë pritur transferimin e tyre në Serbi nga grupi tjetër”-pohoi Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së.

Nga janari i vitit 2020 deri në mesin e muajit tetor polica ka zbuluar 88 raste trafikimi emigrantësh, duke arrestuar rreth 70 persona të dyshuar dhe 2.700 emigrantë viktimë trafikimi. Në vitin 2019 ky numër ka qenë për gati 40 për qind më i vogël.

janar-shtator 2020Bilanci
Raste të zbuluara88
Vepra penale56
Kryerës të veprave69
Numri i emigrantëve2.700

/Alsat/

Leave a Reply