Vihen nën kontroll flakët në Kalimash, nis ndëhyrja dhe nga ajri

Situata e zjarrit në afërsi të tunelit të Kalimashit duket se është më e qetë krahasuar me një natë më parë.

Gjatë gjithë natës kanë punuar forca të shuma zjarrfikëse dhe forcat ushtrisë dhe ato të emergjencave civile. Po ashtu në operacion kanë marrë pjesë dhe forcat zjarrfikëse të Kosovës dhe trupat e ushtrisë që kanë ardhur në ndihmë për shuar zjarret.

Sërish flakët po vijojnë të djegin bimësi, por sipas autoriteteve situata është e menaxhueshme dhe pritet që të ketë një ndërhyrje nga ajri për izolimin e plotë të zjarrit.

Një natë më parë zjarri në tunelin e Kalimashit, duke u ndihmuar dhe nga era pati një përhapje të madhe dhe doli jashtë kontrollit duke rrezikuar dhe banesat aty pranë.

Ndërkohë sot ka nisur dhe ndërhyrja nga ajri me një helikopter.

Leave a Reply