Viktima nga moti i keq në jug të Italisë

Moti i keq po shtrin kthetrat e vdekjes edhe në jug të Italisë. Ky filmim tregon vendin ku një person humbi jetën në qytetin jugor të Rexhio Kalabrias, pasi u zu poshtë nga një pemë që u shkull me rrënjë nga erërat e fuqishme.

Jugu i Italisë pritet të goditet nga cikloni i fuqishëm që po vjen nga Tunizia, që pritet të rëndojë situatën e krijuar nga moti i keq i kësaj jave në gjithë vendin.

Në këtë rajon është shpallur gjendja e alarmit portokalli, një shkallë më poshtë maksimales së kuqe, që vijon të jetë në fuqi në Emilia Romanja, ku vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit.

Shumë zona të banuara vijojnë të jenë nën ujë, ndërsa një helikopter emergjence ra pranë Ravenës, pasi preku telat elektrikë.

Për pasojë 4 persona që ndodheshin në bord u plagosën. Deri më tani, moti i keq në këtë rajon ka shkaktuar 14 viktima.

Leave a Reply