Një nga njerëzit më të famshëm të lartësive të Dubait, i cili ka fluturuar mbi grataçelat e përkrah avionëve, me krahët dhe motorët shtytës në shpinë, ka vdekur dje gjatë stërvitjes së lartësive në shkretëtirat e mbretërisë arabe, njoftoi organizata e tij.
36 vjeçari Vincent Reffet nga Annecy në Francë është vrarë gjatë fluturimeve stërvitore, tha grupi i tij Jetman Dubai pa dhënë më shumë detaje, duke shtuar se po punojnë nga afër me autoritetet për ngjarjen.
“Vince ishte një talent i apasionuar dhe një anëtar i respektuar i grupit tonë. Mendimet tona shkojnë me familjen dhe miqtë e tij”, thuhej ne deklarate.
Policia e Dubai nuk komentonte mbi aksidentin, ashtu si dhe autoriteti i aviacionit te Emirateve të Bashkuara Arabe.
Reffet ishte hedhur nga ndërtesa më e lartë e botës Burj Khalifa, 828 metra, duke vendosur rekordin botëror.
Më parë ai kishte marrë medalje ari për hedhjet e lira ajrore që sponsorizoheshin nga Red Bull.
“Unë besoj se nëse ëndërroni për atë që dëshironi, çdo gjë është e mundur”, ka thënë më parë Reffet.
Organizata e themeluar nga biznesmeni zvicerjan Yves Rossy, lëshon atletët e saj me kostumin e motorëve carbon-Kevlar të lidhur në kurrizin e tyre.
Krahët dhe motori mund të fluturojnë për 50km me një shpejtësi maksimale prej 400km/h, duke arritur një lartësi maksimale prej 6,100 metra.
Në një prej rasteve më të famshme në 2015, Reffet dhe Rossy kanë fluturuar përkrah një avioni gjigand Emirates Airbus A380, teksa kalonte mbi Dubai.
“Ishte një ndjesi lirie, të lëshohesh në qiell dhe të dish se mudn të shkosh ku të duash, vetëm se e di që në përfundim gjithmonë do të biesh poshtë,” tha asokohe Reffet.
https://youtu.be/pzZWwZqDKXA
36 vjeçari Vincent Reffet dhe biznesmeni zvicerjan Yves Rossy