Një gazetare dhe kameramani u vranë gjatë një transmetimi live në Virginia të SHBA-së, nga një person ende i paidentifikuar. Pamjet tregojnë gazetaren Alison Parker gjatë një interviste në Moneta’s Bridgewater Plaza, para se të nisnin të shtënat dhe kamera të binte në tokë.
Videoja tregon gjithashtu një person të veshur me të zeza i cili shfaqet me një armë në dorë. Mediat amerikane citojnë guvernatorin e Virginias, i cili thotë se mund të jetë një nga ish- punonjësit e pakënaqur të televizionit.
Alison Parker, gazetare dhe kameramani Adam Ward, u qëlluan mëngjesin e kësaj të mërkure, ora 06.45 me orën lokale, teksa ishin live me televizionin ku punonin, WDBJ7. Policia është vënë në ndjekje të autorit, teksa mbetet ende mister qëllimi i kësaj vrasjeje.
Televizioni në faqen e tij në Facebook shkruan: “Policia ndodhet në vendngjarje në Bridgewater Plaza në Moneta. Incidenti përfshiu dy anëtarë të WDBJ7. Nuk kemi të dhëna të tjera. Policia thotë se janë tre viktima. Nuk dihet ende sa janë lënduar. Të shtënat ndodhën gjatë transmetimit live”.