Virtytet

Çka mund të presë njeriu prej një njeriu të pavirtytshëm si Shaqir Fetai! Asgjë më shumë se sa lojëra të pandershme e të pista! Në çdo segment të jetës ai mund të jetë vetëm tip i rrezikshëm, planprishës, devalvues e degradues i projekteve kombëtare e fetare. Prapa tij mund të qëndrojnë vetëm skuthët

Nga Petrit Rexhepi

Virtytet janë veti të çmueshme të një karakteri të mirë. Janë prirje dhe aftësi e një njeriu për të kryer një veprim të caktuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Shkenca e etikës i njeh pesë virtyte të një njeriu të mirë: a) urtësia, b) drejtësia, c) guximi, d) maturia, e) morali!
Cilët nga këto virtyte mund të hasen te Shaqir Fetai, instalacioni i dhunshëm i pushtetit maqedonas në krye të BFI-së? Asnjë! Sepse, një njeri nuk mund të bëhet bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete të huaja, i UDB-së, nuk mund të tradhëtojë mikun, nuk mund të shesë interesin e përgjithshëm për makuteritë personale, pa përjetuar fillimisht një mutacion të gjeneve që janë shtylla vertikale të këtyre virtyteve. Kur shkaktohet ky degjenerim, atëherë nuk mund të flitet për një njeri të mirë, por për një qenie me aftësi dhe instikt dhelpreje të plagosur.

– a) Urtësia – ç’urtësi reflekton Shaqir Fetai, përpos “urtësinë” e një skuthi. Urtësia apo pjekuria e tij mund të shpjegohet me konstatimin brilant të ish-myftiut të Kërçovës, rahmetliut, H. Murat Hyseini, i cili për këtë biçim hafëzi thoshte: “Shaqir Fetai është një pubertetli, një axhami i përjetshëm”!

– b) Drejtësia – sjellja e tij e fundit, kur vendosi që të tradhëtojë e të kryej komplot në BFI me qëllim që të krijojë terren për ta instaluar në krye pushteti aktual maqedonas, dëshmoi se kemi të bëjmë me një person i cili drejtësinë nuk e duron dot. Ndaj dhe, për ta ndihmuar pushtetin aktual maqedonas që ta instalojnë njeriun e tyre në krye të BFI-së, marshoi “si budalla” mbi të gjitha aktet dhe normat juridike të BFI-së por edhe mbi të drejtën që buron nga mësimet islame.

– c) Guximi – a pati guxim Shaqir Fetai që ndodnjëherë t’i thotë “babait të vet shpirtëror” në sy se, këtu dhe këtu po gabon, je në gabim! A pati guxim ndonjëherë Shaqir Fetai t’i bashkangjitet opozitës që po kritikonte punët në BFI? A pati guxim Shaqir Fetai që të paraljamërojë apo të kërkojë dorëheqjen e ish-reisul ulemasë së BFI-së? A pati guxim Shaqir Fetai që të zhvillojë fillimisht një debat të brendshëm fushatë kundër ish-kreut të BFI-së dhe pastaj të ftojë një mbledhje urgjente në selinë e Rijasetit (jo zyreve te shërbimeve sekrete në Gostivar) për ta kërkuar shkarkimin e ish-reisit? A pati guxim intelektual e burrëri që dukuritë negative në BFI t’i luftojë publikisht? Ky “guxim” i erdhi vetëm kur e ndërseu dhe turri pushteti maqedonas dhe kur i premtuan shërbimet skrete se do t’i qëndrojnë prapa!

d- ) Maturia – me një maturi prej debilli flet për ish-reisul ulemanë në një prononcim për një dokumentar kushtuar reisit historik të BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepit! Madje fill një javë para se të futej vullnetarisht në skemat e shërbimeve sekrete për ta degraduar BFI-në deri në një filiale të parëndësishme të pushtetit maqedonas.

– e) Morali – spiunët dhe tradhëtarët janë njerëz më të pamoralshëm që mund të ekzistojnë në fytyrë të tokës. Bëhet fjalë për ata tradhëtarë dhe spiunë që dëmtojnë interesin kombëtar e fetar. Një “hafëz” që pranon t’i bëhet nxënës oficerit të UDB-së (Stanko Dragoviqit), një i degjeneruar që pranon t’i bëhet bashkëpunëtorë oficerit më famkeq të UDB-së në rajonin e Pellagonisë, Temellko Boshkovskit, ekspertit në “gjuajtjen” e “nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”; nje njeri që e tradhëton liderin e vet të cilit “me besnikëri” i ka shërbyer për 30 vite me radhë, që i thurrë komplot me qëllim që t’ia vjedhë postin – ky njeri të jetë i moralshëm? Shaqir Fetai i moralshëm?!? Ky që tashmë nga disa përgjime rishtas të publikuara i bëhet fjala edhe si për Don Zhuan të hoteleve?
Një njeri si Shaqir Fetai, me virtyte të degjeneruar, është, thjesht, njeri i keq dhe, si i tillë, nuk i duhet as kombit e as fesë! Një njeri akombëtar, afetar, apolitik e apartiak, me veti të skuthit, i cili karrierën e vet e mbështet, megjithatë, në përkrahje partiake, rrënimin e vet do ta gjejë, gjithësesi, nga ndëshkimet partiake! Njerëzit e degjeneruar sigurinë e vet e gjejnë vetëm nëse janë krah “liderit të moth”! Kjo sjellje dhe kjo kërkesë e skuthëve është shumë neveritëse për liderët të cilët japin urdhër të pamëshirshme për pastrimin prej skuthëve të subjektit që drejtojnë. Shaqir Fetai nuk drejton institucion fetar, ai kujdeset që të jetë sa “më i sinqertë”, “sa më besnik” ndaj partive të pushtetit të cilët e “ngjallën” dhe të cilët “do ta vdesin”! Është kjo “rregull i pashkruar” që i ka përcjellë të gjithë skuthët, njerëzit pa virtyte. Ky është “fat i vulosur” edhe i Shaqir Fetait.

 

Leave a Reply